Sipas mediave greke, njeriu desh të vriste ish-futbollistit serb Darko Kovaçeviç është jo më pak se Raul Bravo, ish-lojtar i Real Madridit dhe i përfaqësueses së Spanjës, i cili është përfshirë në aktivitete të rënda kriminale pas karrierës së tij futbollistike.
Mediat greke raportuan se Bravo kishte marrë informacione se Darko Kovaçeviç ishte duke folur hapur për punët e tij të pista, sepse ai e njeh mirë atë, duke pasur parasysh që të dy kanë luajtur së bashku në radhët e Olimpiakosit, sipas Sport1.
Prandaj, atentati më 7 janar ndaj ish-futbollistit serbe ishte një lloj paralajmërimi ndaj ndaj tij, siç e komentojnë mediat greke.
Raul Bravo aktualisht ndodhet në burg për drejtimin e një grupi kriminal, që në aktivitetet e veta përfshinte dhe trukimin e ndeshjeve. Kështu, siç komentojnë mediat greke, spanjolli po shton dhe më listën e tij të gjatë të veprave penale edhe me një vrasje të mbetur në tentativë. /tesheshi.com/