Media shtetërore e Turqisë, TRT, i ka bërë jehonë një detaji të djeshëm nga konferenca e shtypit në Rinas mes kryeministrit Rama dhe Komisionierit të Zgjerimit Oliver Varhelyi.
“Ceremonia u zhvillua në Aeroportin e Rinasit në Tiranë dhe ndërsa konferenca e shtypit vazhdonte në një transmetim të drejtpërdrejt në pistë nisi të përparojë avioni i pasagjerëve të THY”, shkruan TRT.
“Varhelyi dhe Rama buzëqeshën duke përsëritur emrin e THY-së.
‘Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak, e kemi linjën ajrore të Turqisë, Turkish Airlines’, tha komisioneri evropian kur ndërpreu fjalën e tij.
Pamjet nga konferenca e shtypit me avionin e THY-së në sfond u përhapën shumë shpejt në median sociale të shoqëruar me komente të ndryshme.
‘Politika e jashtme turke në Ballkan nuk mund të tregohej më mirë se kaq’, thuhet në një nga këto komente”, shkruan media e njohur turke. /tesheshi.com/