Mediat kroate kanë shkruar se një prej emrave kandidatë për të të zënë vendin e Christian Panuccit në drejtimin e pankinës së Kombëtares shqiptare, është boshnjaku Safet Susiç, i njohur si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave në Bosnje, ish-trajner i ekipit kombëtar kroat në Botërorin e 2014-ës në Brazil.
Pas aventurës së pasuksesshme me Akhisarspor në Turqi, ai është aktualisht pa një angazhim dhe tani mund të ulet në stolin e Shqipërisë – shkruan Index.hr.
Po sipas kësaj faqeje, kandiditë të tjerë për të zëvëndësuar Panuçin e shkarkuar janë dhe italiani Roberto Donadoni dhe malazezi Miodrag Raduloviç malazez. /tesheshi.com/