Kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij grek Kyriakos Mitcotakis mes 24 dhe 27 shtatorit, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju York, aty ku pritet të ketë dhe shumë të takime të tjera liderësh, përfshirë dhe atë më të përfolurin, mes Trump dhe Rouhanit.
Sipas mediat së Athinës, kreu u qeverisë greke do të takohet dhe me homologun maqedono-verior Zoran Zaev, e kjo duke qenë kundërshtar i Marrëveshjes së Prespës, si dhe me presidentin Erdogan, në një kohë fërkimesh të ashpra për kërkimet e naftës në Egje.
Takimi Rama-Mitcotakis është i pari mes tyre qyshse ky i fundit erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit. Shefi i qeverisë greke ka paralajmëruar se fundi një “Jo” për negociatat, duke thënë se kushtëzimi do jetë mbi mënyrën e trajtimit të minoritetit grek. /tesheshi.com/