Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua në zyrën e tij me sportitstet Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, fituese të medaljeve në Kampionatin Evropian në Xhudo, si dhe me kreun e Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe trajnerin Driton Kuka.
“Suksesi juaj është edhe sukses i Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi, sipas së cilit, vajzat sportiste janë imazhi i vërtetë i Kosovës.
“Shteti i Kosovës do të vazhdojë të mbështesë sportistët dhe sportin”, tha Thaçi, pa dhënë ndonjë premtim konkret se si. /tesheshi.com/