Nisja e një jave të re nën pandemi, me lehtësime të tjera në lëvizje, shoqëruar dhe me rihapjen e disa bizneseve, ka detyruar ministren Manastirliu që të apelojë qytetarët për kujdes.
“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e COVID-19“, shkruan tha Manastirliu, duke ofruar grafikisht një set këshillash. /tesheshi.com/