Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me shkak serbët: një “turrivarje europiane” ndaj Albin Kurtit

Ku nuk u pajtuan palët për “zgjedhjet serbe” në Kosovë

by te Sheshi
24/03/2022
in Kosova, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Me shkak serbët: një “turrivarje europiane” ndaj Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurt tha se qeveria e Kosovës nuk ka vendosur që të mos mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë më 3 prill, por se nuk ka marrëveshje të mëparshme mes Kosovës dhe Serbisë për mbajtjen e tyre.

Në një konferencë për media në Prishtinë, të mbajtur pas seancës së qeverisë, ai tha se nuk pajtohet që marrëveshja të lidhet në kuadër të korrespondencës së propozuar ndërmjet oficerëve ndërlidhës të Serbisë dhe Kosovës.

“Ne prisnim një shkëmbim normal të letrave, kërkesave të tyre, por kjo nuk ndodhi. Bashkimi Evropian nuk u kënaq me faktin se nuk pranova që gjithçka të përmbyllet në kuadër të sugjerimit të shkëmbimit të letrave ndërmjet oficerëve ndërlidhës”, tha Kurti.

“Të vetëdijshëm për pasojat e vendimit”

Ai ka thënë se nuk e di se sa do të ndikojnë në dialog ngjarjet rreth zgjedhjeve në Serbi, por se Kosova është e gatshme të angazhohet kur të marrë ftesë për një raund të ri të bisedimeve në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës vlerësoi se protestat e paralajmëruara të serbëve të Kosovës për mos mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk do të kontribuojnë në marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj se duhen protesta për këtë çështje. “Do t’i kuptoja plotësisht serbët, qytetarët e Republikës së Kosovës, kur do të protestonin kundër korrupsionit, për çështje sociale, për arsim dhe shëndetësi më të mirë, por të protestosh që zgjedhjet serbe të mbahen në objekte shkollore nuk është korrekte”, tha Kurti. .

Ai u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që të mos marrin pjesë në protesta.

Ai tha gjithashtu se zyra e tij është e hapur për të gjitha ankesat për çdo shkelje të të drejtave të tyre.

Quint-i, i zhgënjyer me vendimin e Kosovës

Vendet e Quint-it në një deklaratë të përbashkët deklaruan se janë të zhgënjyer me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të refuzuar propozimin e bërë nga ata lidhur me votimin në territorin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme serbe më 3 prill.

“Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për të gjetur një zgjidhje pragmatike për t’u mundësuar qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 3 prillit 2022 në Serbi”, thuhet në deklaratën e Quint-it, të publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane në Serbi.

Sipas tyre, Quint-i pranon të drejtën e qeverisë së Kosovës që “të vendos nëse do të lejohet apo jo votimi në zgjedhjet e një shteti tjetër” dhe vlerëson “disponueshmërinë e Serbisë në kërkimin e zgjidhjes”, por e mirëpret me shumë zhgënjim vendimin e qeverisë së Kosovës që refuzon propozimin konstruktiv.

Sipas pesë shteteve, një vendim i tillë “dështoi të tregojë përkushtimin e Kosovës ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë anëtarët e grupeve minoritare”.

“Një qëndrim i tillë i qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona dhe cenon aspiratat e tyre evropiane”, tha Quint-i.

“Veproni në interes të të gjithë qytetarëve”

Ata presin që autoritetet e Kosovës t’u përmbahen vlerave dhe përgjegjësive kyçe ndaj stabilitetit rajonal dhe të respektojnë proceset demokratike, si dhe të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të grupeve minoritare.

Quint-i gjithashtu pret që institucionet e Kosovës të veprojnë në interes të të gjithë qytetarëve të tyre, të punojnë për të ulur tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së.

“Kjo është thelbësore për të arritur progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila në fund do të hapë perspektivën e BE-së për Kosovën. Ripërsërisim thirrjen tonë të fortë për Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rrit tensionet dhe mund të çojë në incidente”, thanë anëtarët e Quint-it. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Peticioni: “Koha që Eva Brown të ribashkohet me Führerin e saj”

Peticioni: “Koha që Eva Brown të ribashkohet me Führerin e saj”

Kriza: a do kemi drita në vijim?

Kriza: a do kemi drita në vijim?

Shenja rebelimi në Moskë: molotov ndaj Putinit

Shenja rebelimi në Moskë: molotov ndaj Putinit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni