Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rina dhe Randi: Jeta, skena, dashuria…dhe trishtimi i një mëngjesi

by te Sheshi
30/12/2015
in Intervista, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Rina dhe Randi: Jeta, skena, dashuria…dhe trishtimi i një mëngjesi
163
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Ata nuk duan të mbahen mend nga publiku vetëm si “Thëllëza” apo “Naqa”,  edhe pse spektakli i njohur “Portokalli” të jep popullaritet dhe të bën të famshëm ndër të gjithë shqiptarët. Rina Narazani dhe Erand Sojli janë dy aktorë (Randi gjithashtu regjizor), që janë fiksuar tashmë jo vetëm me rolet në skenën e “Portokallisë”, por edhe në teatër, seriale apo kinematografi. Të dy janë njohur kur ishin studentë, janë dashuruar dhe fryt i dashurisë janë dy vajza dhe shumë vite bashkë. Mund të themi një familje artistësh, pasi edhe më të voglat kanë provuar të jenë pjesë e një filmi dhe ndoshta aktrimi mund të bëhet zgjedhje për to edhe në të ardhmen. Të gjithë duan t’i njohin nga pak në të përditshmen e  tyre Rinën dhe Randin, çiftin simpatik që na ka bërë të qeshim por edhe të qajmë pasi ata nuk luajnë vetëm role humori por edhe dramë e kinematografi. Si janë njohur, sa të vështirë e kanë të punojnë bashkë e të tjera  pyetje marrin përgjigje interesante nëpërmjet një intervistë.

Dhe për t’i njohur më mirë Rina Narazani Sojlin, (siç edhe pëlqen ajo ta thërresim) dhe Erand Sojlin, në skenë edhe jashtë saj, shihni çfarë tregojnë:

rina

Si je njohur me Erandin? Ka një histori apo ka qenë thjeshtë një rastësi?

Me Erandin jemi njohur 16 vjet më parë kur ishim të dy studentë në Akademinë e Arteve. Pasioni për punën, për muzikën, të punuarit gjatë gjithë kohës bashkë mbi skenë na afruan shumë. Por Erandi për mua atëherë ishte thjesht një shok i ngushtë dhe u mërzita tej mase kur më propozoi pasi ndjeva se po humbisja shokun tim më të mirë. U largova në Francë për një Master Class mbi Beckettin dhe i gjithë masteri kaloi ose me Beckettin ose me mungesën e Erandit. Atje e kuptova që nuk e doja vetëm si shok por kishte diçka më tepër. Kthimi im ishte nisja e një lidhjeje të mrekullueshme që vazhdon edhe sot.

Si janë dy aktorë jashtë skene?

Jeta është një skenë mbi të cilën ne të dy nuk përjetojmë vetëm komedi. Jemi në të njëjtën kohë aktorë dhe spektatorë momentesh të ndryshme, të cilat jeta na i jep si skenar edhe kur qeshim ashtu dhe kur qajmë. Pra i përmbahemi gjendjes me shumë përgjegjësi.

Si është të kesh një bashkëshort si Randi?

Erandi të mban gjithmonë në formë sepse gjatë gjithë kohës unë zbuloj gjëra të reja tek ai. Është si një libër i hapur por i shkruar në një gjuhë të cilën nuk do të rresht kurrë së mësuari. Mendoj se me Erandin do të mbetem gjithmonë në stërvitje e sipër…

randi

Po për Randin, si është të kesh një bashkëshorte si Rina?

Një mrekulli! Oh qenka për Erandin, kjo pyetje…(qesh)

Erandi: Të kesh një bashkëshorte si Rina? Deri tani jemi ende në fazë njohjeje. “Është bashkëfajtore me mua në të gjitha të mirat e këqijat që mund të kem bërë. Që ditën që jam njohur me Rinën nuk mendoj dot keq për femrat. Nuk jemi një çift tradicional e kjo na nxit më tepër drejt njëri-tjetrit.

 Dy vajzat janë bërë pjesë e artit të prindërve?

Dy vajzat tona tashmë janë 9 dhe 6 vjeç. Ato përjetojnë vazhdimisht emocionet tona në skenë dhe në televizion.
11825588_10205745557892206_1199790001061890251_n

Të dyja kanë prirje artistike dhe shpeshherë  kur na vijnë pjesë të shkruara vetë, përjetojnë bashkë me ne ankthin e krijimtarisë dhe mundohen të na vijnë në ndihmë edhe me krijimtari të tyren. Nuk është se ne po u ushqejmë dëshirën për profesionin e aktorit. Thjeshtë i vëzhgojmë dhe i mbështesim si çdo prind në çfarëdolloj profesioni që do të duan ato.

Rina, ju jeni bërë e njohur përmes spektaklit “Portokalli”, por karriera juaj si aktore është shumë më tepër se kaq apo jo?

Unë punoj prej 12 vitesh në teatër. Jam aktore e trupës së Elbasanit. Gjatë këtyre viteve kam në pasurinë time artistike 20 role si dhe përfaqësime ndërkombëtare në festivale teatrosh në Turqi, Rusi, Itali, Rumani, etj. Jam rritur dhe formuar artistikisht në teatër ndaj dhe ky është zhanri më i shtrenjtë për mua. Në hapësirën televizive kam qenë pjesë e serialit “Një dado për babin” ku sërish dashurohesha me Erandin (Mateon personazh). Në 4 vite “Portokalli” u njoha në një zhanër tjetër nëpërmjet karakteresh si “Thëllëza”, “infermjerja” etj.

Si personazhet e suksesshëm ashtu edhe ato më pak të famshëm, kanë kontribuar në plotësimin e hapësirës që i krijova vetes në botën televizive. Kinematografinë e kam rrokur më pak në dy role si tek filmi “Bota” dhe “Bloodland”, ndaj dhe mbetem shumë e interesuar për t’u zhvilluar më tej në këtë zhanër.

Rina “elbasanllije”ka ndikuar që Randi të shikojë teatrin e Elbasanit herë pas here për të vënë në skenë pjesë teatri?

Randi: Sigurisht që pika e lidhjes time me teatrin Skampa është Rina, por më pas kanë qenë vetë aktorët e këtij qyteti që më kanë mbajtur të lidhur duke më frymëzuar për të shkruar dhe vënë në skenë pjesë të zhanreve të ndryshme.

Me teatrin Skampa kam punët e mia më të mira dhe gjej rastin t’i uroj jetë të gjatë këtij teatri dhe vit të mbarë të gjithë artistëve që sakrifikojnë për të mbajtur gjallë shpirtin e këtij qyteti.

Do shkoni më shumë drejt komedisë apo drejt dramës?

Rina: Të them të vërtetën në repertorin tim kam më shumë role dramatike sesa komike, por jehona që merr nga teatri është shumë më e vogël se ajo televizive ndaj ka lindur edhe ky keqkuptim. Unë i bëj me dashuri të dyja zhanret. Roli i fundit, ai i Margaritës në dramën “Vallëzimi i fundit”më dha vërtet shumë kënaqësi. Kisha harruar se sa të pasuron krijimtaria por dhe këmbëngulja e Erandit në punë.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Duke qenë se nuk e vendos veten tek aktorët që i përkasin vetëm një zhanri, mbetem e hapur për çdo lloj projekti interesant në të gjitha fushat e aktrimit. Për momentin jam duke konsideruar një rol në një projekt të zhanrit “musical”.

Familja Sojli, një e papritur e  hidhur drejt udhëtimit në Francë

10380304_10206546729560997_5473691770384939173_n

Ndërsa mbyllnin këtë intervistë për “tesheshi.com”, çifti  Sojli dhe dy vajzat po bëheshin gati për udhëtimin e pushimeve të fundvitit drejt Francës. Por për ta nuk do të ishte festë nisja e këtij udhëtimi, pasi vajza e vogël Sonja, për shtetin shqiptar kishte një pasaportë të skaduar edhe pse data e skadencës është viti 2019. Ja si reagon Erand Sojli në një status në faceboo: “Edi Drama dhe Tahir Shyqyr. Do të mbani përgjegjësi për dramën shkaktuar fëmijëve të mi. Një pasaportë që skadon në 2019,  në këtë rast përfundon kur t’i teket kryeministrit dhe qeverisë. Si qytetar i kësaj republike, meritoj të njoftohem personalisht ashtu siç shteti hyn në llogaritë e mia për të rrëmbyer taksa, duhet të më njoftojë edhe kur ma nxjerr jasht funksioni pasaportën. Nëse ti gabon o shtet çfarë duhet të bëj unë? As Enver Hoxha nuk i ka ndarë dy fëmijë kur i çonte në internim. Kush ma paguan dëmin psikologjik të vajzave që ishin përgatitur të festonin bashkë Vitin e Ri?”

Ky status i bërë në orët e mëngjesit nga Erand Sojli tregoi të papriturën që i ndodhi kësaj familjeje. Pasaportat e prodhuara me afat 10 vjet por që në fakt duhet të kishin afat skadence 5 vjet, u kthyen edhe për këtë familje në një stres më vete që i prishi pushimet dhe tregoi se edhe aktorët përballen me të njëjtat kokçarje në shtetin si të gjithë familjet shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
Ministri rus i ekonomisë e quan ende Turqinë një partner të rëndësishëm tregtar

Ministri rus i ekonomisë e quan ende Turqinë një partner të rëndësishëm tregtar

Nga Larry ELLIOT*: Ekonomia globale, 2016-a do të ndezë fitilin për shpërthimet e viteve më pas

Nga Larry ELLIOT*: Ekonomia globale, 2016-a do të ndezë fitilin për shpërthimet e viteve më pas

Fotografi në qindra metra lartësi, sekreti që fshihet pas shkrepjeve të rrezikshme (video)

Fotografi në qindra metra lartësi, sekreti që fshihet pas shkrepjeve të rrezikshme (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni