Zyrtarët australianë kanë konfirmuar se ata kanë siguruar qasje në vaksinën që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Oxford. Nëse provat klinike rezultojnë të suksesshme, një marrëveshje me AstraZenec do të sigurojë “qasjen e hershme të çdo australiani”, tha kryeministri Scott Morrison.
Ai gjithashtu theksoi se vaksinimi pothuajse me siguri do të jetë i detyrueshëm. Në Australi, le të kujtojmë, janë regjistruar 450 vdekje, kryesisht në zonën e Victoria.
Victoria aktualisht është nën karantinë të rreptë me mbi 7,000 raste aktive dhe po regjistron një rënie të ngadaltë të numrit të të infektuarve që nga java e kaluar.
Vaksina e Oxfordit është një nga pesë kandidatët që mund të arrijnë fazën e përparuar të provave klinike, ndërsa qeveritë në të gjithë botën po përpiqen të sigurojnë doza të mjaftueshme për qytetarët e tyre.
“Nëse vaksina është e suksesshme, ne do të fillojmë ta prodhojmë dhe ta shpërndajmë atë në vend dhe të sigurojmë doza të mjaftueshme për të 25 milion australianët,” tha Morrison. /tesheshi.com/