Pas qëndrimit gjatë gjithë ditës në zyrë dhe në ambient të mbyllur, fytyrës suaj i nevojitet një trajtim intensiv në mënyrë që të kthjellohet dhe të zhduken shenjat e lodhjes.
Për shërim të shpejtë, përdorni piling natyral për fytyrë. Përziejini dy lugë të miellit të misrit me të bardhët e një veze.
E vendosni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Më pas këtë maskë e shpëlani me ujë të ngrohtë, derisa fytyrës i dhuroni një masazh me lëvizje të buta dhe lëvizje në formë të rrethit. Për fund, fytyrën e pastroni me ujë të ftohtë./tesheshi.com/