Qeveria shqiptare dhe kompania italiane ENI firmosën sot marrëveshjen për kërkim hidrokarburesh në bllokun e Dumresë, të cilën Rama e cilësoi kontratën më të mirë dhe më të favorshme, firmosur për Shqipërinë.
“U deshën 30 vite që sot të kishim një kontratë me ENI-n që nga vlera ekonomike, është më e mira dhe më e favorshme që është firmosur.
I falenderoj miqtë italianë që janë treguar shumë të hapur dhe konstruktive ndaj kërkesës sonë për të pasur një kontratë për të pasur një përfitim të drejtpërdrejtë më të madh se kontratat e para për shtetin dhe të mirëstrukturuar”, tha Rama.
Sipas shefit të qeverisë, “bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri të një kompanie gjigante me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë”.
Zbulimi i pritshëm do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Jam i sigurt se do të gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do të jetë i merituar edhe për ata”, tha Rama. /tesheshi.com/