Janë gjetur shëndosh e mirë dy turiste të huaja që kishin humbur gjurmët në alpet shqiptare. Ato dyshoheshin se ishin në territorin malazez, shqiptar apo të Kosovës, ku për fat të mirë u gjetën në majën e Jezercës.
Ato janë kthyer në Mal të Zi ku kishin nisur udhëtimin, teksa ishin autoritetet malazeze ato që ngritën alarmin për zhdukjen e tyre.
Pas publikimit të fotografive të tyre në Facebook, kërkues nga të tri shtetet janë aktivizuar në kërkimin e të zhdukurave.
Ato kishin nisur eksplorimin në Plavë, pasi kishin kaluar kufirin nga Shqipëria në Mal të zi përmes pikës kufitare të Vermoshit. /tesheshi.com/