Akti më i fundit i Metës në betejë të egërt me Ramën, është lojë teatrale në presidëncë, vënë nga Edmond Budina i kauzës së teatrit.
Aty, Rama konsiderohet një profet kokoshkash, sig dhe pjesa titullohej, e kjo e ka nmgazëllyer pa masë njeriun që mban postin e kreut të shtetit, i cili njëherësh e ka rishpallur presidencën si “kështjellë lirie”.
“Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike ‘Profeti i Kokoshkave’ të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina.
Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.
‘Profeti i Kokoshkave’ është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane.
Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:
‘Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë”, shkruan Meta. /tesheshi.com
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/249408249799256/?t=1