Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me ç`lloj karburanti furnizohen automjetet në Kosovë?

by te Sheshi
21/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Me ç`lloj karburanti furnizohen automjetet në Kosovë?

MUNICH, GERMANY - MARCH 23: In this photo illustration a man refuels his car on March 23, 2010 in Munich, Germany. German President Horst Koehler said higher petrol prices could help make Germans become more environmentally conscious. (Photo Illustrati

Nga Bashkim Kastrati

Cilësia e karburantit në Kosovë mbetet e dyshimtë, kjo për shkak se nuk ka kontrolle të duhura nga institucionet kompetente. Në vazhdimësi ka pasur ankesa nga qytetarët dhe dyshime se karburanti po përzihet me ujë. Edhe me shqetësues është fakti se sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, vetëm 1 për qind e derivateve në Kosovë kontrollohet për cilësi.

Por nuk është ky i vetmi problem, ka dyshime ndër vite se pikat e karburantit manipulojnë me sasinë, pra litri tek ata nuk është litër, por ka dyshime se shpesh hedhin më pak derivate se sa që paguan konsumatori.

Në lidhje me këtë çështje, por edhe shumë tjera, tesheshi.com ka biseduar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani.Fadil Berjani

Ai thotë se çdo kompani e cila bën manipulime në cilësi dhe sasi është përgjegjëse para ligjit dhe se për këtë duhet të japë llogari MTI-ja, pasi që duhet ta kontrollojë më shumë pikën rrjedhëse. Por ankesat e vazhdueshme nga qytetarët, duhet të jenë një alarm sa i përket cilësisë së dobët, por edhe manipulimit me sasinë. Ndërsa mbetet i paqartë dyshimi se a mund të përzihet karburanti me ujë nga pronarët e pompave apo importohet si i tillë.

Kosova furnizohet nga vendet të ndryshme, por shumica e derivateve është nga shtetet e rajonit  si Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Greqia.

Sipas tij, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, në kuvendin e fundit ku u prezantua draft-ligji i naftës, kanë kërkuar që në këtë draft-ligj të futet standartizimi i agregateve, me kush  që të bëhet sipas standarteve të BE-së.

Duke folur rreth dyshimeve që janë ngritur për cilësinë e naftës, ai thotë se kontrolli i cilësisë gjatë importit duhet të bëhet me doemos në qoftë se MTI-ja e ka në interes që në Kosovë të ketë derivate cilësore.

Ndërsa kontrolli i sasisë, sipas Berjanit, duhet të bëhet me standartizimin e agregatve në mënyrë që edhe pika rrjedhëse rregullohet pasi që dispanzerët me standarte të BE-së nuk mund të manipulohen.

“Me ketë standartizim të agregateve besoj që mund të ndalet abuzimet me sasi. Sepse të gjitha shtetet në regjion e kanë ketë standartizim ku dhe Kosova duhet ta ketë me ligj të rregulluar që sasia mund të mbrohet me ligj, pra me standarte evropiane, ku mund të eliminohen të gjithë dispanzerët të cilët nuk janë konform BE-së”, thotë Berjani.

Sipas tij, kjo shoqatë ka ngritur zërin, për kontroll të cilësisë që në kohën kur ministre e MTI-së ishte Mimoza Kusari – Lila, dhe se për këtë çështje shoqata nuk do të ndalet asnjëherë duke kërkuar cilësi dhe sasi konfrom standarteve të BE-së.

Bejrani thotë se ministrja aktuale e MTI-së, Hikmete Bajrami, duhet ta kuptojë se me kontrolli e cilësisë gjatë importit i mbron bizneset dhe konsumatorit i garanton cilësi.

Ka raste kur karburanti nuk kontrollohet fare gjatë inspektimit

I pari i naftëtarëve tregon se ka pasur shumë raste kur kompanitë që e kanë importuar derivatin kanë vërejtur se derivatet nuk janë kontrolluar në kufi gjatë inspektimit, ndërsa në pikën e karburantit ai derivat ka dalë jo konform.

“Gjatë viti 2014 nga 450 mostra, 150 kanë dalë jo konform dhe të gjitha lëndët janë në gjykatë. Në vitin 2015 janë marrë 150 mostra, nga ato15 kanë dal jo konform dhe të gjitha lëndët janë në gjykatë. Gabimi dhe shkeljet janë sepse MTI-ja ja si në kohën e Mimoza Kusarit dhe tash, ministrja Bajrami, lejon që ai derivat që nuk është konform t’i shitet qytetarit. Ai derivat duhet të konfiskohet e jo të lejohet të shitet. Në qoftë se naftëtarët kërkojnë kontroll të cilësisë, MTI-ja këtë duhet ta merr shumë pozitive, sepse në ketë vit cilësia nuk është  kontrolluar as 1 për qind”, theksoi Bejrani, duke shtuar se deri më tani nuk ka asnjë indikacion se MTI-ja do t’i marrë parasysh kërkesat e naftëtarëve dhe se vazhdimisht në mes dy palëve ka deklarime dhe qëndrime diametralisht të kundërta.

Një nga problemet që kanë pikat e karburantit janë licencat. Disa prej tyre punojnë pa licenca valide. Sipas Fadil Berjanit, raste të tilla mund të ketë për shkak se secila pikë e karburantit duhet që të vazhdojë licencën çdo dy vjet. Ai thotë se kjo është e pakuptimtë dhe se licenca duhet të jetë e përhershme.

Ai thotë se si shoqatë i janë drejtuar mbas çdo kuvendi MTI-së me rekomandime konkrete dhe konkluza për çështje të ndryshme, e të cilat kanë qenë dhe janë reale, të drejta si dhe të arsyeshme për rregullimin e këtij sektori.

Nuk respektohet distanca ndërmjet pikave të karburantit

Që nga paslufta në Kosovë janë ndërtuar për një kohë të shpejtë një numër i madh i pikave të karburanteve, ndërsa ka shumë raste kur ato janë pothuajse ngjitur me njëra-tjetrën.

Berjani thotë se numri i pikave të karburantit në Kosovë, është i mjaftueshëm dhe se MTI-ja nuk duhet që të lejojë që të ndërtohen pika të reja, pasi që sipas tij nuk është duke u respektuar distanca e largësisë ndërmjet pikave të karburanteve.

“Nuk duhet të lejohen ndërtime të pikave të karburantit pasi që Kosova ka mjaft pika karburanti, ose të kërkohet që largësia mes dy pikave të jetë minimum 15 kilometra, siç e kanë shtetet në regjion dhe BE”, thotë Berjani.

Të gjitha këto detaje duhet të rregullohen me ligjin, për të cilin Berjani thotë se kanë dhënë rekomandimet si shoqatë dhe mbetet me shpresë që ato të merren parasysh.

 “Në këtë draft-ligj kam qenë edhe unë në grup punues së bashku edhe me dy anëtarë tjerë të shoqatës, ku e kemi dhenë kontributin për të mirën e vendit, bizneseve dhe qytetarëve, që ky ligj të jetë sa më i përshtatshëm për shtetin tonë, bizneset dhe konsumatorin. Në prezantimin e draft-ligjit që është bërë në shoqatë, kemi vërejtur se ai draft kishte pësuar ndryshime të mëdha, kishte mbetur i njëjti i cili ishte në kohën e ministres Mimoza Kusari, ku ai draft-ligj nuk kaloi tri herë. Në i dhamë vërejtjet ku duhen të inkorporohen në draft-ligj, dhe të përfundojë sa më shpejt”, theksoi Berjani.

Ai thotë se kërkesat, sugjerimet dhe rekomandimet gjithmonë kanë qenë të votuara në mënyrë unanime në kuvend të shoqatës apo në grup punues dhe kanë qenë të arsyeshme. Tutje Berjani shton se të gjitha ato rekomandime, MTI-ja nuk duhet t’i marrë si kritika, pos si vullnet i shoqatës për të kontribuar dhe për ta rregulluar sa më mirë këtë sektor.

“Por në qoftë se duam një rregull në ketë sektor, MTI-ja duhet t’i zbatojë dhe ta përkrah shoqatën e naftëtarëve dhe të shtyhen proceset përpara dhe besoj se me punën e qeverisë Mustafa ky sektor do të rregullohet”, u shpreh Berjani. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Fansat e Arsenalit, peticion kundër gjyqtarit Mike Deane: nuk duhet të gjykojë më “topçinjtë”

Fansat e Arsenalit, peticion kundër gjyqtarit Mike Deane: nuk duhet të gjykojë më “topçinjtë”

Ja cila është biskota e duhur me të cilën duhet shoqëruar çokokremi

Ja cila është biskota e duhur me të cilën duhet shoqëruar çokokremi

Vizita në Kubë: papa Francesku takon Fidel Kastron, shkëmbejnë pikëpamje mbi botën

Vizita në Kubë: papa Francesku takon Fidel Kastron, shkëmbejnë pikëpamje mbi botën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni