Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Me biçikletë nga Tuzla në Tiranë: boshnjaku 62-vjeçar që përfundon kuqezi…në xhami

by te Sheshi
20/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Me biçikletë nga Tuzla në Tiranë: boshnjaku 62-vjeçar që përfundon kuqezi…në xhami

Nga Roald A. Hysa

Mustafai nga Tuzla udhëton me biçikletën e vet pa u lodhur për të vizituar vende dhe njerëz. 900 km për në Tiranë dhe mbi 1100 km në kthim për në qytetin e vendlindjes. Turistët me biçikleta dhe motorë janë një dukuri e zakonshme për rrugët tona dhe pikat turistike

Mustafait i janë dashur 9 ditë për të përshkuar mbi 900 km për të ardhur në Tiranë me biçikletën e tij. I dashuruar pas natyrës dhe vendeve të ndryshme ai preferon të udhëtojë me dyrrotësh dhe të vizitojë ato vende duke ndaluar dhe fjetur nëpër miq, që i gjen aty ku ai shkon. Biçikletën e ka hobin e vet personal dhe me të ai ka nisur para pak kohësh një nga sfidat e jetës së tij, të vizitojë sa më shumë vende. Ai ka hequr dorë nga biznesi për t’iu përkushtuar këtij hobi. Ky hobi e lejon atë të njihet me shumë vende dhe njerëz njëkohësisht. “Unë kisha dëgjuar shumë fjalë të mira për Tiranën, prandaj vendosa ta vizitoj atë. Shqiptarët e duan vendin e tyre dhe kjo më pëlqen”,- thotë ai.

Mustafa Husanoviçi 61 vjeç, është nga Tuzla, një qytet i vjetër në veri-lindje të Bosnje-Hercegovinës. Atij i pëlqen të bëjë turistin, por jo më nëpërmjet operatorëve turistikë. Ai e ka përzgjedhur vetë vendin dhe itinerarin që do të përshkojë me biçikletë. Për këtë ai nuk zgjedh itinerarin më të shkurtër, por përzgjedh ato vende që kanë vlera historike e turistike për të vizituar, dhe kjo e zgjat udhëtimin për në vendin ku ai synon. Këtë gjë ai e bën prej pak vjetësh dhe ai nuk mërzitet aspak.

boshnjaku 1

Pasi ka marrë informacione për Shqipërinë ka vendosur të vizitojë Tiranën, të cilën e ka pëlqyer shumë. “Do të më duhet të paktën një javë deri në 10 ditë për ta vizituar të gjithën,”- thotë ai. Tirana i ka lënë mbresa të mira dhe ai do t’jua rrëfejë ato miqve të vet kur të kthehet në vendlindje. Mbante të veshur një bluzë të kuqe me shqiponjë dhe flamurin tonë kombëtar e kishte të vendosur mbi biçikletë. E veçanta e udhëtimeve të tij është se gjatë itinerarit që përshkon në qytetet ku ndalon gjen miq apo zë miq të rinj, të cilët i kanë ofruar mikpritje dhe qëndrimin në ato vende.

Adnani nga Novi Pazari, Elviri nga Gucia dhe Enveri nga Kopliku janë disa nga emrat e miqve që ai na i përmend. Një përshtypje të veçantë i kanë bërë burimet e Ali Pashës në Guci dhe njerëzit e ushqimi në Shkodër. Dy inxhinierë të rinj nga Tirana, të cilët kishin studiuar në Vienë ishin miqtë e radhës që kishte zënë Mustafai. Përveç këtyre një nga kënaqësitë që përjeton Mustafai ishte edhe të vizitonte xhamitë dhe të lutej në to. Pas Tiranës ai ka vendosur të vizitojë Durrësin e më pas të kthehet nga një itinerar tjetër në shtëpi.

Në të shkuarën ai ka vizituar në këtë formë Serbinë dhe Kroacinë dhe ka mbetur shumë i kënaqur nga udhëtimi. Ndërsa në planet e së ardhmes i përket vizita e Stambollit, ku normalisht e pret një nga miqtë e tij të shumtë, që e ka ftuar për vizitë. Udhëtimi nuk është aq shumë komod me biçikletë, por kjo dhe miqtë e tij që e strehojnë atë kudo ku shkon, e lejon atë të udhëtojë me pak shpenzime.

Mustafai na kujton një boshnjak tjetër Senad Haxhiç, i cili përshkoi rreth 5700 kilometra në këmbë për gati 10 muaj nga vendlindja e tij për të mbërritur në Mekë. Ai u nis nga vendlindja e tij, Banoviqi, në dhjetor të vitit 2011, në këmbë për të kryer ritualin e Haxhit që zhvillohet çdo vit në Mekë, një itinerar prej rreth 5700 kilometrash, duke kaluar shtatë vende përfshirë këtu edhe Sirinë në luftë.

Portret

Mustafa Husanoviç 61 vjeç është një burrë trupmadh rreth 1,85 i lartë, karakteristikë e popullit boshnjak në përgjithësi. Kokën dhe mjekrën në pjesën më të madhe ia kanë zënë thinjat. Fytyrëqeshur dhe me një zë të qetë na rrëfen për udhëtimet e veta me biçikletë. Anglishten e flet me aksent boshnjak dhe tregohet shumë miqësor me të gjithë njerëzit që takon. Ai është i pasionuar pas sportit, i cili e bën të ndihet më i ri në moshë. “Sporti e bën njeriun më të ri,”- thotë ai. Baba i dy djemve ai është tërhequr nga drejtimi i dy kompanive të xhamit (xhama të zakonshëm, xhama makinash, motorësh etj.), drejtimin e të cilave ua ka lënë djemve. Ndërkaq me shumë durim përzgjedh vendet ku do të udhëtojë dhe përshkon itinerarin e përcaktuar më herët.

Itinerari

Në vajtje: Tuzla-Mexhixha-Nova Varosh-Novi Pazar (Tregu i Ri)- Guci-Koplik-Shkodër-Tiranë 900km

Në kthim: Tiranë-Durrës-Koplik-Ulqin-Budva-Kotorr-Dubrovnik-Sarajevë-Tuzla rreth 1100km

Të shëtisësh nëpër Ballkan me veturën tënde është një nga mundësitë për të bërë turizëm dhe distancat nga një cep në cepin tjetër janë të kapshme për një gjysëm dite. Kjo vështirësohet pak kur nga automjeti zgjedh një mjet tjetër si biçikleta, por për këtë lloj turisti asgjë nuk është e pamundur. /tesheshi.com/

Related Posts

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Kampionati Spanjoll ju argëton edhe në festat e fundvitit

Kampionati Spanjoll ju argëton edhe në festat e fundvitit

Prishtina made in China

Prishtina made in China

FOTO-VIDEO/Aftësia e veçantë e vajzës 5 vjeçare që ka lënë të gjithë me gojën hapur

FOTO-VIDEO/Aftësia e veçantë e vajzës 5 vjeçare që ka lënë të gjithë me gojën hapur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni