Princit Charles do vizitojë Kosovë pas 17 vjetësh kur ishte aty për herë të parë. Ai do mbërrijë në Prishtinë 18 mars i shoqëruar nga bashkëshortja, Camila, pasi të kenë vizituar Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi.
Në Kosovë, axhenda e tyre përfshin një ceremoni nderimi për të pagjeturit e luftës: një takim me presidenten Jahjaga si dhe me të mbijetuarat e dhunës seksuale; një vizitë ne Prizren ku do të marrë pjesë në një conferencë ndërfetare; një nderim për personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë; si dhe një vizitë në Fushë-Kosovë me fokus te integrimi i grupet e margjinalizuara në shoqëri. /tesheshi.com/