Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe pret që vendet e Bashkimit Evropian të japin dritën jeshile për lëvizjen e lirë të qytetarëve, njoftoi RTK në gjuhën serbe.
Ai tha gjithashtu se procesi i integrimit të “vendeve të Evropës Juglindore është një sfidë që këto vende duhet të fitojnë me mbështetjen e BE”, raporton Tanjug.
Ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha pret që vendimi mbi liberalizimin të bëhet gjatë presidencës austriake të BE, sepse, siç tha ajo, u përmbushën të gjitha kushtet.
McAllister dhe Hoxha morën pjesë në një panel diskutim në Parlamentin Europian mbi procesin e integrimit të Evropës Juglindore. /tesheshi.com/