Një i mitur vetëm 10 vjeç humbi jetën pasditen e sotme në Bulqizë. Fëmija u mbyt në ujëmmbledhësin e një centrali, ku po lahej.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 10-vjeçari A.D ishte nga fshati Ostren i Vogël në Bulqizë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /tesheshi.com/