Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbyllja me ligj special e gjashtë programeve të Universitetit të Tetovës trazon shqiptarët: ja reagimet…

by te Sheshi
09/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Mbyllja me ligj special e gjashtë programeve të Universitetit të Tetovës trazon shqiptarët: ja reagimet…

Nga Mensur Krasniqi

Lajmi ekskluziv i tesheshi.com mbi heqjen me ligj special nga VMRO-BDI të gjashtë programeve studimore në Universitetin  Shtetëror të Tetovës, ka trondiur jo pak shoqërinë shqiptare në Maqedoni dhe instanca të ndryshme të jetës publike të saj. Është vënë re kjo dhe nga  fakti se kjo çështje është trajtuar pothujse nga të gjithë mediumet shqiptare vendase. Ndërsa reagimi i parë qeveritar, ka qenë ai i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, i cili në një  prononcimin të dhënë për Alsat-M deklaroi që të njëjtat programe studimore do të transferohen në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup.

abdylaqim ademi

Sipas ministrit Ademi, me këtë bëhet harmonizimi i programeve studimore mes të dy universiteteve.

“Fakulteti i Shkencave të zbatuara (gjashtë programeve studimore) nga viti akademik 2016/2017 nuk do të regjistrojë student të rinj, kurse studentët që i kanë filluar studimet në programet studimore në kuadër të këtij fakulteti do t’i vazhdojnë studimet e tyre në të njëjtin fakultet”, sqaroi kreu i Arsimit, Abdylaqim Ademi.

Dhe sipas tij, me ndryshimet e fundit Universiteti në Tetovë do të ketë 12 fakultete me gjithsej 55 programe studimore. Ademi tha gjithashtu se themelimi i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe harmonizimi i programeve studimore në mes dy universiteteve në gjuhën shqipe, ka për qëllim të mos dëmtojë asnjërin prej tyre.

Kështu nuk dihet cili do të jetë fati i rreth 700 studentëve që aktualisht vijojnë studimet në gjashtë programet studimore: Ndërtimtaria, Arkitektura, Mekatronika, Inxhinieria e Transport- Komunikacionit, Gjeodezia, Gjeo-informatika dhe Inxhinieria Ekonomike. Për këtë nuk ka informata as Dekani i fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Nderim Zeqiri.

nderim zeqiri“Ne zyrtarisht nuk jemi të njoftuar as edhe se do mbyllet ky fakultet dhe nuk e dimë ende se çfarë vendimi është marrë në qeveri. Por në momentin që do njoftohemi zyrtarisht për këtë vendim, do dalim edhe me deklaratë me të dhëna më konkrete”, deklaroi Dekani Zeqiri.

vullnet ahmeti

Nga ana tjetër, rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti, nuk ka qenë i kapshëm që të sqarojë nëse qeveria ka respektuar nenin 40 të ligjit për Arsim të Lartë, duke kërkuar mendim edhe nga Senati i USHT-së para se të sjellë vendim për mbylljen e programeve studimore?

Sipas të njëjtit ligj, pasi që qeveria të ketë marrë vendim për mbyllje të një programi studimor, të njëjtin vendim ia dorëzon Senatit të Universitetit si organ më i lartë i një universiteti, për të kërkuar edhe mendimin e tyre; ndërsa një muaj pasi merr përgjigjen e Senatit, propozim-ligjin e dërgon në Parlament për miratim.

Këtë skandal të BDI-së së Ali Ahmetit lidhur me USHT-në, nëpër rrjetet sociale facebook e kanë komentuar figura të ndryshme politike dhe të organizatave joqeveritare. Në vazhdim portali tesheshi.com u’a sjell dy prej tyre.

Statusi i Arben Taravarit- Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma –PDSH

“DISPERZIMI I USHT-së NË USHSH APO …?!

arben taravari

Sipas nenin 5 të Ligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për themelim të Universitetit Shtetëror në Tetovë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 226 e datës 25.12.2015), mbyllen gjashtë programe studimore në Universitetin e Tetovës, të cila janë: Ndërtimtaria, Arkiterktura, Mekatronika, Inxhinieria e Transport- Komunikacionit, Gjeodezia, Gjeoinformatika dhe Inxhinieria Ekonomike.

Disa muaj para zgjedhjeve shpallet themelimi i Universitetit të ri shteteror në Shkup (USHSH) me 5 drejtime studimore, kryesisht këto që mbylln në Universitetin e Tetovës.

S’di sa është e ndershme mbas 5 mandateve parlamentare të fituara prej votuesve shqiptar të nënçmohet intelegjenca e tyre duke kurdisur situata të këtilla, kinse hapim Universitete të reja, a në fakt bëhet shkëputje e disa degëve të USHT-së në USHSH.
Është korekte dhe e ndershme që të nisim të flasim për cilësinë e arsimit shqip në Maqedoni, kjo do të ishte investimi më i madhë që mund të bëjmë për femijtë, nipërit dhe mbesat tona!

arianit xhaferi

Statusi i Arianit Xhaferit- kryetar i Organizatës joqeveritare “Eco Guerilla”

I mbyllën 6 shkolla profesionale dhe i hiqet emri SHTETËROR… Brenda katër vitesh do i vihet dhe dryni… sepse këta dinë më së miri të mbyllin shkolla. 
Ndërkohë kafenetë dhe restoranet e Tetovës do vazhdojnë të punësojnë kamarierë me diploma të ekonomikut, juridikut, pedagogjikut, etj…

 /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pas konsensusit, mblidhet tryeza për reformën në drejtësi

Pas konsensusit, mblidhet tryeza për reformën në drejtësi

Kontrollohet banesa e Albin Kurtit para nisjes së protestës

Kontrollohet banesa e Albin Kurtit para nisjes së protestës

VV dhe AAK:  Policia po i pengon protestuesit gjatë rrugës për Prishtinë

VV dhe AAK: Policia po i pengon protestuesit gjatë rrugës për Prishtinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni