Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci pas gabimit trashanik që bëri me mbylljen e punimeve, ka refuzuar për disa minuta të largohet nga salla e seancës.
Megjithatë Mikullovci u dorëzua dhe u largua nga karriga e kryesuesit, pas lutjeve që i bënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Në momentin e largimit ai mbahej nga krahët nga bashkëpartiakët e tij.
Është raportuar se gjendja shëndetësore e deputetit Mikullovci nuk ka qenë e mirë ditëve të fundit, dhe ndoshta, kjo mund të jetë edhe arsyeja që ai nuk largohej nga salla. /tesheshi.com/