Partia Socialiste kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Veprimin e paralajmëron kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla i cili përmes një postimi në Facebook thotë se Zguri ka kryer shkelje të ligjit, duke mos dhënë vlerësimin e duhur për kryebashkiakun e Mallakastrës, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pak ditë më parë, KQZ votoi për të mos i hequr mandatin Kapllanajt, ndërsa socialistët këmbëngulin se ai preket nga ligji i dekriminalizimit. Balla thotë se se autoritet italiane kanë konfirmuar faktin se kryebashkiaku i Mallakastrës ka qenë i dënuar me dy vjet burg për “vjedhje”.
Për këtë, Taulant Balla thekson se kanë nisur procedurat për shkakrimin e Klement Zgurit, nga kreu i KQZ. “Asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë më të qëndrojë në atë detyrë”, shkruan ai.
“ Është detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e zotit Klement Zguri nga detyra e Kryetarit të KQZ, për shkelje të rëndë të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. /tesheshi.com/