Ish-ministri i Rendit Saimir Tahiri ka mbrojtur fort veten nga akuzat për implikim në trafik droge, në një proces që pritet të ketë një verdikt përfundimtar për fatin e tij.
Ndër të tjera, ai ka bërë dhe pak politikë në sallë, duke thënë: “Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën”, një aludim i pastër për pasardhësin e tij në detyrë Fatmir Xhafaj, që gjithashtu u sulmua ashpër nga opozita për çështjen e të vëllait deri në dhënien e dorëheqjes.
“Po më dënoni vetëm se i kam shitur makinën njërit prej vëllezërve Habilajt”, mësohet të ketë thënë Tahiri, që gjithashtu ka përmendur dhe ish-shefin e tij në mbrojtje.
“As unëe as Rama nuk jemi shefa të krimit. Unë kam punuar edhe kur më kanë vënë bombat. Kur unë takoja shefin e FBI, këta trafikonin drogë. Kur unë luftoja drogën këta më vinin bomba”, është shprehur Tahiri. /tesheshi.com/