Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MBROJTJA/ Meta, letër Kuvendit: ku ngjaj me Ramiz Alinë dhe pse e anullova 30 Qershorin

by te Sheshi
02/08/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
MBROJTJA/ Meta, letër Kuvendit: ku ngjaj me Ramiz Alinë dhe pse e anullova 30 Qershorin

Presidenti Meta i ka përcjellë një letër të gjatë Kuvendit, në një përpjekje për të shpjeguar e mbrojtur aktin e ç’dekretimit të 30 Qershorit, e caktimin më pas prej tij të 13 Tetorit si datë zgjedhjesh lokale. Kjo, në përgjigje të një kërkese të Kuvendit, ku i kërkohet, në kuadër të hetimit parlamentar, se ç’rrugë ligjore e kushtetuese zgjodhi për aktin e tij.

Fillimisht, Meta mbrohet duke sjellë precedentët e shtyerjeve, duke zgjedhur pikërisht Ramiz Alinë:

“Precedenti i parë i shtyrjes së procesit zgjedhor në Shqipëri ka filluar pikërisht që në hapat e parë të ndryshimeve thelbësore të sistemit qeverisës në vitet 1990-1991, momenti i parë ky, që i hapi  rrugë demokracisë pluraliste dhe ekonomisë së tregut në vendin tonë.

Ish-Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia me Dekretin nr.7433, datë 01.12.1990 kishte përcaktuar se “Zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit Popullor për Legjislaturën e 12-të të bëhen më datën 10 shkurt 1991, ditën e diel”.  Ky dekret është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 8, datë 20.12.1990.

Ish-Presidenti Ramiz Alia, i cili ishte dhe udhëheqësi i fundit i sistemit komunist në Shqipëri, reflektoi me përgjegjësi të lartë shtetërore në koherencë me ndryshimet e mëdha politike që po ndodhnin në gjithë Europën Lindore dhe më datë 17.01.1991 ndërmori vendimarrjen për shtyrjen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për tu mbajtur më datë 10 shkurt 1991, duke e shtyrë zhvillimin e tyre për tu mbajtur më datë 31 mars 1991. Kjo u pasua edhe me vendimmarrjen e tij me dekret nr.7468, datë 22.02.1991, për krijimin e Këshillit Presidencial një hap tjetër ky drejt hapjes së një rendi të ri dhe demokratik shoqëror.

Kjo vendimmarrje për shtyrjen e datës së zgjedhjeve u bë pikërisht për t’u dhënë mundësi forcave politike opozitare që ishin krijuar ndërkohë të merrnin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme edhe pse ato kërkonin ndryshimin dhe përmbysjen e lidershipit komunist në Shqipëri.

Këto zgjedhje të shtyra në kohë dhe të zhvilluara në datë 31 mars 1991, prodhuan dhe parlamentin e parë pluralis”, shkruan Meta në letër.

Dhe, pasi vijon dhe me raste të tjera që pasojnë në vite, kreu i shtetit shpreh bindjen se dhe ai ka vepruar kushtetueshmërisht me anullimin e 30 Qershorit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i rikujton Kuvendit të Shqipërisë se dekreti nr. 11199, datë 10.06.2019 për “Shfuqizimin e dekretit të Presidentit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar kështu datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, është një akt i ndërmarrë dhe i mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës; i bazuar plotësisht në argumente kushtetues dhe në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe demokracisë në vend.

Konkretisht ky akt i rëndësishëm i Kreut të Shtetit, synonte ndërprerjen e një procesi zgjedhor fiktiv dhe në kundërshtim me parimet demokratike, i transformuar praktikisht në një proces votimi, pa garë dhe pa alternativa, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe detyrimet që Shqipëria ka marrë përsipër me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, me hyrjen në fuqi më 29 gusht 2006.

Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019, për anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor dhe dekreti nr. 11211, datë 27.06.2019 për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, janë marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj.

Referuar dispozitave kushtetuese, mbi të cilat është bazuar nxjerrja e dekreteve të Presidentit të Republikës, veprimtarisë tërësisht kushtetuese të Kreut të Shtetit, parimeve kushtetuese, të drejtave dhe lirive themelore për mbrojtjen e të cilave këto akte janë nxjerrë, marrëdhënieve juridiko-shoqërore që këto akte rregullojnë, si dhe referuar argumenteve tërësisht kushtetuese mbi bazën e të cilave këto akte janë marrë, i bëjnë ato (dekretet), akte me natyrë krejtësisht të veçantë juridiko-kushtetuese dhe si të tilla, askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mundet të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushtetutshmërinë e tyre”, sqaron  presidenti, duke këmbëngulur më pas në pavlerën juridike të 30 Qershorit: “Për pasojë, i gjithë procesi i votimeve i zhvilluar në datën 30 qershor 2019, është një proces antikushtetues, fiktiv dhe jo demokratik, që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave, data 30 qershor 2019 nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

E sipas tij, vetëm Kushtetuesja mund të shprehet nëse është apo jo shkelës Kushtetute me aktet e tij.4

“Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet për dekretet e Presidentit dhe përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën.

Dua t’ju theksoj personalisht Ju, por dhe Kuvendit të Shqipërisë, se cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai do të ketë vlerë vetëm për të ardhmen dhe mund të ndikojë për sjelljen e Presidentit në situata të ngjashme, por kurrsesi ky vendim nuk mund të ketë efekt prapaveprues për të legjitimuar procesin e votimeve joshtetërore, vetëm me një konkurrent tashmë siç është realizuar më 30 qershor 2019, kjo sepse Dekreti i Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor dhe Dekreti nr. 11211, datë 27.06.2019 për caktimin e datës 13 tetor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, janë në fuqi dhe tashmë 30 qershori si datë kalendarike për zgjedhje, është djegur të paktën për këtë vit”, shprehet kreu  i shtetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Ja ushqimet që mposhtin vapën dhe ju japin qëndrueshmëri

Ja ushqimet që mposhtin vapën dhe ju japin qëndrueshmëri

Lufta ndaj informalitetit, inspektorët i vënë dryrin “Taiwanit”

Lufta ndaj informalitetit, inspektorët i vënë dryrin "Taiwanit"

Raporti: vetëm 12% e grave janë pjesë e tregut të punës në Kosovë

Raporti: vetëm 12% e grave janë pjesë e tregut të punës në Kosovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni