Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbrojtja e Trump: presidenti ishte i rraskapitur kur tha “ekstremizmi islamik” në Riad

by te Sheshi
22/05/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Mbrojtja e Trump: presidenti ishte i rraskapitur kur tha “ekstremizmi islamik” në Riad

Ndryshimi midis “ekstremizmit islamik” dhe “ekstremizmit islamist”? Rraskapitja e një presidenti.

Të paktën kështu deklaron Shtëpia e Bardhë, sipas së cilës, presidenti Donald Trump ishte tepër i lodhur kur mbajti fjalimin e tij aq të shumëpritur në Arabinë Saudite. Sipas CNN, ndërrimi i termit shumë pak të ndryshëm “Islamik” dhe “Islamist” në këtë fjalim, mund të kalojë pa u vënë re nga dëgjuesi mesatar amerikan.

Por, ky ndryshim “i lehtë” apo rrëshqitje, si e cilësoi Shtëpia e Bardhë, mund të ketë domethënien e ndryshimit midis ofendimit të aleatëve të Lindjes së Mesme ose jo – shqetësim ky për çdo president që kërkon të krijojë një përshtypje të parë të mirë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.

Duke përdorur fjalën “islamike”, një referencë ndaj besimit, në të njëjtën frymë si “terrorizëm”, kjo mund të shihet nga muslimanët si një sulm ndaj besimit të tyre dhe të luajë lojën e narrativës aktuale të terroristëve për “përplasje të qytetërimeve” – arsyet përse presidenti Barak Obama me kujdes e shmangu si kombinim gjatë presidencës së tij. “Islamist”, ndërkaq, i referohet lëvizjeve politike që kërkojnë të zbatojnë ligjin dhe teologjinë Islame, duke marrë më pak vërejtje nga muslimanët kur çiftohet me “terorrizmin”. Të paktën kjo është ideja që qarkullon.

Trump, sidoqoftë, përsëriti shpesh frazën më kontroverse “terrorizëm radikal islamik” në fushatën e zgjedhjeve në një kritikë të qëllimshme ndaj Obamës, duke vënë në dukje se preferonte të linte mënjanë naivitetin, apo më keq, korrektësinë politike që shkon në kurriz të realizmit sesi duhet mposhtur kërcënimi terrorist.

Fjalimi i Trump shënoi largimin nga retorika e fushatës deri në një farë shkalle. Edhe pse shënimet e fjalimit i referoheshin “ekstremizmit islamist”, Trump foli me të dyja frazat “islamiste”, “ekstremizëm islamik” e po ashtu edhe “terror islamik”.

“Ka shumë punë për të bërë”, tha Trump. “Kjo do të thotë përballje e ndershme me krizën e ekstremizmit islamik dhe islamistët dhe terrorin islamik të të gjitha llojeve”.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se vendimi i Trump për të përdorur “ekstremizmin islamik” në vend të “ekstremizmit islamist” siç e kishte të shkruar në fjalimin e përgatitur, nuk ishte i qëllimshëm, por produkt i rraskapitjes për shkak të axhendës së ngjeshur të udhëtimit.

Përkundër komenteve të ekspertëve të Lindjes së Mesme që e cilësuan “jo bindës” tonalitetin e ri të Trump, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se bëhej fjalë vetëm për rraskapitje. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti 70-vjeçar nuk kishte fjetur shumë. Ai e redaktoi fjalimin me ndihmësit e tij gjatë udhëtimit 14 orësh nga Uashingtoni dhe pjesën tjetër e kaloi duke lexuar gazetat.

Udhëtimi i Trump jashtë Amerikës, i jepte atij një mundësi për të rivendosur marrëdhëniet me botën muslimane. Presidenti zgjodhi Arabinë Saudite –ku ndodhen dy vendet më të shenjta muslimane – për ndalesën e parë jashtë vendit në atë që ndihmësit e tij e përshkruan si një gjest shumë simbolik.

Gjatë fushatës presidenciale, retorika e Trump shpesh e ngatërroi ndarjen midis Islamit dhe “Islamit radikal” – si p.sh kur tha për CNN në një intervistë se “Islami na urren” në mars 2016.

Përveç propozimit për ndalimin e muslimanëve dhe apelit për survejim të xhamive, Trump tha se ishte i hapur të krijonte një bazë të dhënash për muslimanët në Shtetet e Bashkuara – ai nuk është zmbrapsur në asnjë prej këtyre zotimeve.

Dhe kjo shtrirje dore ndaj botës muslimane vjen ndërsa ai ndjek një politikë që shumë e kanë përshkruar si anti-muslimane. Ndërsa Trump foli në Arabinë Saudite, administrata e tij po lufton ligjërisht për të rivendosur ndalimin e udhëtimit nga disa vende me shumicë muslimane drejt SHBA-ve.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Next Post
Nga Ornela MEMUSHI: Ndikimi i internetit në biznes

Nga Ornela MEMUSHI: Ndikimi i internetit në biznes

22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në Mançester

22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në Mançester

Një çmim për Antonio Conte-n: trajneri i vitit në Premier League

Një çmim për Antonio Conte-n: trajneri i vitit në Premier League

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni