Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Trump, ku pasi e ka ngushëlluar për sulmin në Manhatan, e padyshim dënuar atë, i ka premtuar besnikëri në betejën e përbashkët anti-terror.
Siç njofton media shtetërore saudite, Mbreti Salman i ka shprehur presidentit amerikan mbështetjen e Mbretërisë për masat e ndërmarra nga SHBA për t’u përballur me terrorizmin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare.
Ndërsa nga ana e tij, Trump ka falënderuar monarkun arab për rolin e tij në reformat që i presin rrugën ekstremizmit dhe modernizojnë shoqërinë. /tesheshi.com/