Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbreti belg, kërkimfalje Kongos për sundimin kolonial: ne ndaj jush, mizori!

by te Sheshi
01/07/2020
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Mbreti belg, kërkimfalje Kongos për sundimin kolonial: ne ndaj jush, mizori!

Mbreti i Belgjikës Philippe të martën shprehu për herë të parë në historinë belge “keqardhje të thellë për plagët e shkaktuara” gjatë sundimit kolonial belg në Republikën Demokratike të Kongos, në njohjen e parë të këtij lloji për vendin e tij, pas demonstratave globale të ndezura nga vrasja prej policisë se afro-amerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara.

Mbreti Philippe, i cili u ngjit në fron në 2013, vendosi t’i dërgojë një letër me një mesazh Presidentit të Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, me rastin e 60-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Në letrën, e cila u botua në media, mbreti foli për epokën e ish-mbretit Leopold II. Sundimi i Leopoldit është përshkruar nga historianët si më mizori, dhe nga Brukseli ai vendosi për Kongon dhe pasurinë e vendit sikur të ishte pronë e tij private.

“Gjatë kohës së Shtetit të Lirë të Kongos (nga 1885 deri në 1908, kur ish-mbreti abdikoi dhe u largua nga Kongoja në Belgjikë), u kryen mizori brutale që vazhdojnë të rëndojnë kujtesën tonë kolektive,” shkroi ai.

“Periudha koloniale (deri në vitin 1960) shkaktoi vuajtje dhe poshtërim. Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për këto plagë nga e kaluara, dhimbja e të cilave po ringjallet sot përmes diskriminimit që është akoma shumë i pranishëm në shoqëritë tona”, shtoi ai në letër.

Ora e së vërtetës

E përditshmja belge Le Soir vlerësoi iniciativën e mbretit në një artikull dhe shkroi: “Më në fund, u mor ky hap, i cili ishte i domosdoshëm dhe ngre reputacionin e mbretit dhe të Belgjikës”.

Mbreti konfirmoi se ai do të vazhdojë të “luftojë kundër të gjitha formave të racizmit”, pasi mobilizimi i quajtur “Të zinjtë janë të rëndësishëm” çuan në demonstrata në të gjithë botën.

“Unë inkurajoj dialogun e nisur nga parlamenti ynë, në mënyrë që kujtesa jonë të mund të qetësohet përfundimisht,” duke aluduar në krijimin e një komisioni për të studiuar të kaluarën koloniale me ekspertë belgë dhe afrikanë, i cili do të formohet pas një marrëveshjeje midis blloqeve politike.

Kryeministri belg Sophie Wilmes tha të martën se “ora e së vërtetës ka goditur në Belgjikë” dhe shtoi: “çdo punë për të ringjallur kujtesën dhe të vërtetën fillon së pari me pranimin e vuajtjes së tjetrit.”

Përdoruesit, aktivistët dhe gazetarët në Twitter reaguan në këtë platformë sociale ndaj njoftimit të Mbretit të Belgjikës. Ata vlerësuan faljen publike të Mbretit Philip për atë që ndodhi me popullin kongolez, e njëherësh kritikuan gjithçka që bënë mbretërit e gjyshit të tij gjatë okupimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Hija e budinajve në KLSH: “Teatri” për në Prokurori, të ndërtohet nga e para…siç ishte

Hija e budinajve në KLSH: "Teatri" për në Prokurori, të ndërtohet nga e para...siç ishte

Kjo është firma! Rama tërheq “patriotikisht” padinë ndaj Haradinajt

Kjo është firma! Rama tërheq "patriotikisht" padinë ndaj Haradinajt

Thirrje Turqisë nga SHBA: Hagia Sophia, muze e jo xhami!

Thirrje Turqisë nga SHBA: Hagia Sophia, muze e jo xhami!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni