Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MBRETËRORËT/ Si e rifituan La Ligën Reali i Madridit dhe Zinedine Zidane

by te Sheshi
18/07/2020
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
MBRETËRORËT/ Si e rifituan La Ligën Reali i Madridit dhe Zinedine Zidane

Reali i Madridit është kurorëzuar kampion i Spanjës pas fitores 2-1 mbrëmjen e së enjtes ndaj Vilarealit, duke e marrë titullin me dhjetë fitore të njëpasnjëshme që prej rifillimit të aktivitetit muajin e shkuar.

Ka qenë një përmbysje mbresëlënëse për ekipin e Zinedine Zidane-it, që e mbylli sezonin e shkuar 19 pikë pas Barcelonës me gati të njëjtën skuadër.

Dhe triumfi i titullit flet për një erë tëre për Los Blancos, i bërë një ekip krejt ndryshe, për mirë, që nga kthimi i Zidane-it për herë të dytë në stol marsin e vitit të kaluar.

Këtu është e gjitha si e arritën këtë.

Zidane ideon shndërrimin mbrojtës

Zidane ka qenë çmuar gjithmonë për aftësitë e tij të administrimit njerëzor. Por në të shkuarën është sugjeruar rregullisht se francezi ishte i dobët taktikisht, me kufizimin e strategjisë së tij në nxjerrjen në fushë të lojtarëve të tij më të mirë dhe lënien në dorë të tyre të gjejnë zgjidhje. Kjo çoi në një ekip pa vazhdimësi, në gjendje për ta vënë në lëvizje stilin shpesh të mjaftueshëm për të fituar tre kurora radhazi të Ligës së Kampionëve, por të paaftë për t’u bërë ballë vështirësive ndeshje pas ndeshje të një kampionati të ashpër.

Pas përfundimit kilometra mbrapa Barcelonës në dy garat e fundit për titull, Zidane i identifikoi dobësitë e ekipit të tij dhe i ndreqi ato. Reali është bërë në thelb shumë më kompakt, që u lë kundërshtarëve pak hapësira për shfrytëzim, e duke punuar së bashku me vendosmëri kolektive. Në dallim nga stili i shpenguar i viteve të fundit, i cili i linte gjithmonë të goditshëm, ata janë tani të ekuilibruar përsosurisht dhe është shumë e vështirë t’u shënosh.

Si rezultat, ata kanë rekordin më të mirë në mbrojtje në La Liga, me vetëm 23 gola të pësuar në 37 ndeshje; thuajse gjysma e golave të pësuar në dy sezonet e mëparshme (46 sezonin e kaluar, 44 në sezonin 2017-2018).

Kjo është arritur pjesërisht nga paraqitjet e shkëlqyera individuale: Ferland Mendy, Raphael Varane, Thibaut Courtois, Sergio Ramos, Casemiro. Veç shumë më e rëndësishme se forma individuale është mendësia kolektive dhe disiplina taktike e shtënë nga Zidane në të gjithë ekipin. Ky titull është mbështetur pa dyshim mbi baza mbrojtëse.

Gola nga çdokund

Etika e ekipit është reflektuar po ashtu në listën e golashënuesve, me 21 lojtarë të ndryshëm në listën e golashënuesve në fushatën e ligës, diçka e paparë kurrë më herët në La Liga. Eder Militao dhe Brahim Diaz janë të vetmit që nuk kanë shënuar.

Kjo në njëfarë mënyre tingëllon keq për sulmuesit e ekipit, asnjë prej të cilëve nuk ka mbledhur më shumë se tre gola në ligë, përveç Karim Benzema-së. Golashënuesi i dytëështë kapiteni Ramos, që i ka shënuar nga pika e penalltisë gjashtë prej dhjetë golave të tij.

Ashtu si çdokush është përgjegjës për përmirësimin mbrojtës, e jo vetëm katër lojtarët prapa, Zidane e nxit çdo lojtar të gjendet në pozicione shënuese. Kjo gjithashtu vë në pah gatishmërinë e francezit për t’i besuar skuadrës së tij të plotë. Çdo lojtar i disponueshëm, edhe të padëshiruarit Gareth Bale dhe James Rodriguez, e ka nisur një ndeshje nga fillimi që prej ristartit të muajit të kaluar. Mbetet e pashoqe aftësia e Zidane-it për ta bërë çdo lojtar të ndihet i nevojshëm dhe i rëndësishëm (mirë, thuajse çdo lojtar).

Benzema i shkëlqyer

Një sulmues që nuk ka zhgënjyer është Benzema, vazhdimisht i jashtëzakonshëm, me 21 gola dhe tetë pasime për gol.

Më shumë se për numrat, Benzema është i vlefshëm për lojën e tij elegante dhe joegoiste. Përveç se qëndron në krye në linjën e sulmit, ai zbret rregullisht në mesfushë apo në të majtë për të bashkëvepruar me shokët e ekipit, që ia vlerësojnë së tepërmi aftësinë për të gjetur hapësirë dhe për të mbajtur topin.

Benzema ka përfituar sigurisht nga largimi i Cristiano Ronaldo-s; tani në gjendje të shërbejë si epiqendra e lojës sulmuese të ekipit, e jo në pritje për t’i shërbyer yllit portugez.

Ai ka shënuar 42 gola në ligë në dy sezonet e fundit, krahasuar me 16 në dy të mëhershmit, diçka më shumë se dyfishi që kur Ronaldo iu bashkua Juventusit.

Benzema i bën më të mirë shokët e ekipit, dhe mirëkuptimi në rritje me Eden Hazard-in ka qenë veçanërisht i këndshëm për t’u parë. Të rinjtë Vinicius Jr. dhe Rodrygo po bëjnëpërpara gjithashtu nën prijësinë e tij. Së bashku me Casemiro-n, është i vetmi lojtar i skuadrës që nuk ka një zëvendësim të natyrshëm.

Një e ardhme e ndritur?

Lajm edhe më i mirë për tifozët e Realit të Madridit është se e ardhmja duket e ndritur. Ndonëse Ramos (34), Modric (34) dhe Benzema (32) janë në fazat e fundit të karrierës së tyre, pjesa më e mirë e skuadrës është relativisht e re. Klubi ka gjithashtu të huazuar në skuadra të tjera një numër talentesh.

Përparimi i bërë nga ekipi i Zidane-it në këtë sezon triumfues lë të kuptohet se ditët e mbizotërimit të Barcelonës në Spanjë kanë marrë fund. /tesheshi.com/

Marrë me shkurtime nga BBC-ja. 

Related Posts

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Si të qe mallkim: tjetër katedrale në flakë në Francë (pamjet)

Si të qe mallkim: tjetër katedrale në flakë në Francë (pamjet)

Rohuani i tronditur: 25 milion iranianë, me Corona-n në trup

Rohuani i tronditur: 25 milion iranianë, me Corona-n në trup

Soreca, fundjavë në Belsh: thesar për t’u zbuluar…edhe nga shqiptarë

Soreca, fundjavë në Belsh: thesar për t'u zbuluar...edhe nga shqiptarë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

08/07/2025
Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni