Portali i njohuri sportiv, Goal.com, ka paraqitur një diagram unik të lojtarëve aktiv lidhur me pasurinë e tyre, duke u bazuar në paga, nënshkrime dhe asete. E veçanta e kësaj liste është se edhe në këtë aspekt Messi dhe Ronaldo janë në garë fyt për fyt, për të qenë futbollistët më të pasur të futbollit.
Cili është lojtari më i pasur për vitin 2015? “Tesheshi.com”, u përcjell listën:
- Frank Lampard
Lampard nuk është në këtë listë falë serisë së librave të futbollit për fëmijë, për të cilën ai fitoi më shumë se £50.000. Por, 13 vite te Chelsea dhe një te Manchester City, i kanë sjellë të ardhura mbi 35 mln € në vit, derisa edhe pronat e tij e kapin vlerën prej 35 mln €. Ai i fitoi 5 mln €, duke shitur pronën e tij në Esher, ndërsa shtëpia e tij nga Chelsea ka vlerën e 13 mln €. Gjithashtu, në pronësi ka edhe disa apartamente në Docklands dhe Barcelonë. Futbollisti përfaqëson markat e njohura sportive Nike dhe Adidas, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash.
- Ronaldinho
Nëntë vite pasi fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin 2005 dhe katër vite pasi e la Europën, Ronaldinho akoma fiton para të majme. Braziliani i kaloi dy vitet e fundit me kontratë prej 2.7 mln € në Atletico Miniero, por në ndërkohë kaloi në Meksikë, ku kontrata e tij në qytetin Queretaro, i ka ngritur shumë të ardhurat, deri në 2.5 mln € në vit. Të ardhurat më të mëdha të shoumenit janë nga koha e tij deri sa luante në Barcelonë dhe kontrata e nënshkruar me kompaninë e njohur Nike, e cila i ka sjellë përfitime rreth 20 mln €, në 10 vitet e fundit.
- Raul Gonzales
Raul është njeri ndër më të pasurit të kësaj liste. Spanjolli vazhdimisht kryesoi listën e të pasurve gjatë 16 viteve në Real Madrid, pasi kishte një pagë vjetore prej 7 mln € në sezon. Ai fitoi dhe 14 mln € gjatë dy viteve te Schalke 04 dhe 10 mln € për dy sezone në Qatar, tek Al-Sadd. Tashmë, Raul, ndodhet tek skuadra amerikane New York Cosmos, ku do të luajë dhe do të udhëheqë akademinë e të rinjve, për një pagë shumë të majme, gjë që rezultoi me refuzimin e punës si shef ekzekutiv në Real Madrid dhe Al-Sadd. Të ardhurat nga jashtë fushës së blerët janë shumë të gjera, me bizneset e tij në Scar Sport Europe dhe investimet në riprodhimin e energjisë. Ish-legjenda e klubit madrilien, gjithashtu ka një kompani të pronave të quajtur “Luri” dhe një kompani të energjisë “Cadmus” nga e cila fiton 20 %.
- Samuel Eto’o
Gati gjysma e pasurisë së futbollistit nga Kameruni, vjen nga dy vitet shumë fitim-prurëse në Anzhi Makachkala, përderisa fitoi edhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën në vitin 2009 dhe Interin në 2010. Ai fitonte 10 mln € tek Barcelona dhe 15 mln € tek Chelsea. Pasuria e tij filloi të ngrihej nga marrëveshja fitimprurëse me Puma dhe Ford, por ka patur edhe një ngritje të vogël të të ardhurave në kohën e fundit nga formimi i akademisë së futbollit Laikipia në Keni.
- Kaka
Fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 2007, fitoi 35 mln € përgjatë qëndrimit të tij katër vjeçar në Real Madrid. Pas rikthimit të tij në Milano, ai mori gjysmën e kësaj shumë, për tu transferuar më pas për gjashtë muaj tek Sao Paulo, për shumën 6.3 mln €. Shumë kjo të cilën e përfiton edhe tek skuadra amerikane Orlando City, duke u bërë lojtari më i paguar në MLS. Të ardhurat tjera vijnë nga pronësia e plotë e imazhit dhe të ardhurat nga Pepsi, Adidas, Samsung, Gillette dhe Armani ( kontratë 7 vjeçare ) e cila akoma vazhdon. Ai ka prona në Manhattan, Natal, Madrid dhe Milano.
- Wayne Rooney
Kapiteni i Anglisë, Wane Rooney, është ndër lojtarët më të paguar në Ligën Premier. Pjesa më e madhe e fitimeve të tij vjen nga paga në Manchester United, e cila u rrit në 18.9 mln €, për shkak të interesimit të skuadrave franceze, Monaco dhe Paris Saint Germain. Të ardhurat e tij jashtë fushave të blerta vijnë nga kompanitë e ndryshme si: Nike, Samsung dhe Harper Collins, duke përfituar 4,5 €. Gjithashtu, posedon një stallë me kuaj, ndërsa pronat në Prestbury kapin vlerën e 6 mln €.
- Zalatan Ibrahimovic
Suedezi e kuptoi vlerën e tij pasi drejtori sportiv i Malmos, Hass Borg, e transferoi atë për 8.7 mln €, në Ajax në moshën 19 vjeçare. Ibra është i kujdesshëm që të mos nënshkruajë shumë kontrata, pasi ka marrëveshte me firma të njohura si: Nivea, Xbox, Volvo dhe Dressman, derisa kontrata me Niken, #DaretoZlatan, mbaroi vitin e kaluar. Pronat e tij përfshijnë 350 hektarë pyje në Dävensö, një kishë në qendër të Stockholmit, e cila kohëve të fundit është shndërruar në shtëpi dhe një investim prej 66 apartamentesh në Tribeca dhe Manhattan. Ai gjithashtu bashkëpunoi me IT milionerin, Dan Oloffson, në lansimin e aplikaconit Mikz në 2013. Libri i tij “I am Zlatan”, u ble në 20 shtete duke i sjellë fitime prej 8 mln €.
- Familja Neymar
Neymar ishte fytyra e kampanjës për Kupën e Botës, që u mbajt në Brazil gjatë vitit 2014, si
rezultat i së cilës fitoi 37 mln €. Braziliani aktualisht ka 12 kontrata fikse duke përfshirë: Nike, Panasonic, Claro, Tenys-Pé, Lupo, Guaraná Antarctica, Unilever, Volkswagen, Santander, Red Bull, Heliar, Palpiteros. Babai i tij Neymar Senior, gjithashtu futi në xhep 40 mln €, në momentin kur biri i tij iu bashkua Barcelonës, në merkaton e verës së vitit 2013. Një transferim, i cili më pas tërhoqi një investigim nga policia tatimore spanjolle.. Performanca e Neymarit në fushë e blertë shumë shpejt do ta dërgojnë drejt kontratave të reja dhe pritet që shumë shpejtë të dyfishojë kontratën e tij prej 8.8 mln eurosh, para se të përfundojë sezoni.
- Messi
Messi ka kontratën para-tatimore më të gjatën se çdo lojtar në botë dhe benifitet nga përmirësimi dhe improvizimi i kushteve të kontratës nën suksesin e presidentëve të Barcelonës i kanë sjellë fitime të mëdha. Saktësimet e kushteve të marrëveshjes rreth imazhit sjellin fitime të ndryshme dhe të mëdha, duke përfshirë edhe marrëveshjet me kompanitë si: Adidas, EA Sports, Ooredoo, Samsung, Lay’s, Audermars Piguet, Gillette, Dolce & Gabbana, Head & Shoulders, Gatorade dhe Pan Bimbo. Mbretëria e pronave të tij është në lulëzim e sipër, ndërkohë “guri mbi kurorë” është ‘Azahares del Parana’, një kompleks i madh i cili përfshinë shtatë lloj aktivitetesh: një plazhë, një fushë golfi dhe një kompleks sporti që gjendet disa metra larg vendlindjes së tij në Rosario. Messi kohëve të fundit u tërhoq nga bordi drejtues i një kompanie Limecu Espana dhe vendin e tij e zuri i vëllai Rodrigo. Kompania kap vlerën rreth 11.7 mln €.
- Cristiano Ronaldo
Ronaldo e zgjati kontratën me Real Madridin në shtator të vitit 2013, për të fituar 18.2 mln € në vit. Ai mblodhi bonuse ekstra në 2014, për fitimin e ‘Topit të Artë’ dhe për ndihmën që i dha Real Madrid-it në arritjen e trofeut të dhjetë në Ligën e Kampionëve. Marrëveshjet sponzorizuese kontribuuan në 25 mln € në pasurinë e tij, duke përfshirë bashkëpunimin me: Toyota, Herbalife, Emirates, Castrol, Samsung, Soccerade, Emporio Armani, Konami, Banco Espirito Santo dhe KFC. Kontrata më fitim-prurëse është ajo me kompaninë Nike. Linja e rrobave “CR7”, gjithashtu i ka sjellë fitime të mëdha. Investimet e tjera duke përfshirë muzeun CR7, klubi Seven Night në Algarve, një aplikacion telefoni i quajtur Mobbito dhe disa prona të tij, arrijnë vlerën rreth 30 mln €./tesheshi.com/