Mbretëria e Arabisë Saudite ndoqi me zhgënjim të madh, njoftimin e bërë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe duke zhvendosur ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem.
Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite kishte paralajmëruar më parë për pasojat serioze të një hapi të tillë të papërgjegjshëm dhe të pajustifikuar. Mbretëria shpreh denoncimin dhe keqardhjen e thellë, që administrata ka ndërmarrë këtë hap, pasi ajo përfaqëson një paragjykim të madh kundër të drejtave historike dhe të përhershme të popullit palestinez në Jerusalem, të cilat janë afirmuar nga rezolutat përkatëse ndërkombëtare dhe janë njohur dhe mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.
Megjithëse ky hap nuk ndryshon ose nuk shkel të drejtat e patjetërsueshme dhe të ruajtura të popullit palestinez në Jerusalem dhe territore të tjera të okupuara dhe, megjithëse nuk mund të imponojë një realitet të ri mbi këto të drejta, megjithatë kjo paraqet një regjim drastik në përpjekjet për të cuar procesin e paqes përpara, dhe është një ndryshim, larg pozicionit të paanshëm të Shteteve të Bashkuara, në lidhje me çështjen e Jerusalemit, e cila do të komplikojë më tej konfliktin palestinez – izraelit.
Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite shpreson se administrata e SHBA-së do të ndryshojë këtë veprim dhe do të mbështesë vullnetin ndërkombëtar për t’i mundësuar popullit palestinez të rifitojë të drejtat e tij legjitime. Për më tepër, Mbretëria riafirmon rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes palestineze në përputhje me rezolutat përkatëse ndërkombëtare dhe Iniciativën Arabe të Paqes, në mënyrë që populli palestinez të rifitojë të drejtat legjitime, që do të forcojnë sigurinë dhe stabilitetin në Rajon. /tesheshi.com/