Ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, bëri thirrje për një rishikim urgjent të metodologjisë së përdorur nga Agjensia Shtetërore e Shëndetit Publik të Anglisë për të përcaktuar vdekshmërinë e lidhur me koronavirusin.
Përkatësisht, sipas BBC-së, shëndetësia publike britanike theksoi se ka mundësi që numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin të ishte ekzagjeruar në Angli, kështu që u vendos që të pezullohet përkohësisht raportimi ditor për numrin e këtyre vdekjeve.
“Aktualisht, numri i vdekjeve përfshin të gjithë ata që ishin pozitivë dhe kanë vdekur ndërkohë, pa deklaruar se sa kohë ka kaluar nga testimi në vdekje”, tha Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar.
Hancock thekson se numri i vdekjeve nënkupton të gjithë vdekjet, megjithëse kaluan disa muaj nga një test pozitiv në vdekjen e dikujt, raporton Free Europe.
Sidoqoftë, në pjesët e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, u llogaritën vetëm vdekjet brenda 28 ditëve nga marrja e një testi pozitiv.
Në Angli, 40.528 vdekje deri më tani kanë qenë të lidhura me koronavirusin. /tesheshi.com/