Mbretëresha Elizabeth II priti Presidentin e SHBA Joe Biden dhe gruan e tij Jill në kështjellën e saj. Takimi përfshiu një roje nderi dhe çaj në rezidencën e monarkut në Berkshire.
Vizita u organizua si pjesë e samitit të G7 në Cornwall, ku udhëheqësit e ekonomive më të mëdha në botë diskutuan çështje të rëndësishme, përfshirë vaksinat dhe ndryshimin e klimës.
Biden dhe gruaja e tij udhëtuan nga Newquay, Cornwall në Aeroportin Heathrow të Londrës përpara se të fluturonin në një distancë të shkurtër me helikopterin Marine One në Windsor, ku u përshëndetën nga Mbretëresha. Garda e nderit e formuar nga kompania mbretërore e Batalionit të Parë të Gardës Grenadier dha përshëndetjen Mbretërore dhe luajti himnin amerikan, shkruan BBC.
Kujtojmë, Mbretëresha dhe Presidenti i SHBA u takuan për herë të parë të premten në Angli në një ngjarje për udhëheqësit botërorë të cilët morën pjesë në samitin e G7 në Cornwall këtë fundjavë.
Gjatë kësaj takimi, Joe Biden shkeli protokollin mbretëror kur kolona e tij mbërriti për një darkë në G7 pas Mbretëreshës. /tesheshi.com/