Parlamenti Italian, i zgjedhur në votimet e 4 marsit është mbledhur, sot por nuk ka arritur në votimin e parë që të zgjedhë kreun e tij.
Në tre votimet e para, kreu duhet të marrë dy të tretat e votave, ndërkohë vetëm në votimin e katërt zgjidhet me 50% plus 1.
Por në parlamentin Italian asnjë forcë nuk ka mazhorancën absolute.
Mbledhjen e Senatit e ka drejtuar ish-Presidenti, Giorgio Napolitano, i cili është më i moshuari dhe ka mandatin e senatorit të përjetshëm.
Partitë që kanë fituar shumicën relative Lega Nord, Forca Italia dhe 5 Yjet votuan “skedë të bardhë” e kështu do të veprojnë edhe në dy votimet e tjera.
Më pas ata do të dalin me një propozim që të marrë shumicën.
Në fakt as për këtë nuk ka një marrëveshje, pasi 5 Yjet dhe Lega Nord duan t’i ndajnë së bashku dy postet kryesore të Parlamentit.
Forza e Italia e Berlusconit kërkon që krerët e Dhomave t’i zgjedhë së bashku me Lega-n, meqë janë koalicioni fitues.
Ish-kryeministri Italian nuk do që të marrë pushtetin lëvizja 5 Yjet e Beppe Grillos.
/tesheshi.com/