Ka përfunduar mbledhja jozyrtare e qeverisë “Rama2”, e cila u zhvillua në Velipojë. Sikundër mësohet ky takim, i dyti në rradhë pas atij të Llogarasë, ka pasur në qendër të diskutimeve programet për secilin dikaster.
Gjithashtu është diskutuar mbi implementimin e planit të punës në lidhje me shkrirjen dhe bashkimin e disa institucioneve, proçes që duhet të përfundojë brenda vitit.
Mbledhja zgjati dy ditë, ndërsa i vetmi që komentoi ishte Arben Ahmetaj, që e konsideroi takimin si mjaft produktiv. /tesheshi.com/