Vetëm tre ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në Velipojë qeverinë e re, duke zhvilluar në këtë mënyrë mbledhjen e dytë jozyrtare në më pak se dy javë.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet mbi programet për çdo ministri, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte veshja e kryeministrit.
I veshur me të zeza, këmishë dhe tuta të ngushta sportive, kryeministri nuk ka preferuar atletet e bardha, me të cilat është shfaqur në disa prej takimeve zyrtare dhe për të cilat është kritikuar mjaft… /tesheshi.com/