Agjencia e lajmeve AFP i referohet Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut kur njofton që më tepër se dhjetë mijë civilë e kanë lënë pjesën lindore të Halepit vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Observatori Sirian thotë se ka vajtur në rreth 130.000 numri i civilëve të zhvendosur që kur forcat e regjimit sirian nisën në mes të nëntorit një ofensivë për të marrë pjesët e qytetit të kontrolluara nga kryengritësit.
Përparimi i forcave qeveritare, sipas Rami Abdel Rahman-it, drejtuesit të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, i ka boshatisur fare disa lagje të Halepit nga civilët.
Një tjetër lagje e qytetit, Shejh Said, ka rënë këtë të hënë në duart e forcave të Esadit, çka do të thotë se ato tani kanë nën kontroll pjesën dërrmuese të territorit që u përkiste më herët kryengritësve. /tesheshi.com/