Institucionet shëndetësore të Serbisë në Kosovë do të vazhdojnë të funksionojnë edhe më tej me sipas sistemit serb, sikundër edhe sistemi i arsimit.
Dhe në vend të integrimit në sistemin kosovar të shëndetësisë, siç është rasti me drejtësinë, institucionet e shëndetësisë së Serbisë në Kosovë, në të cilat punojnë 4.283 serbë, do të riorganizohen dhe do të vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e shëndetësisë së Serbisë, shkruan “Zëri”.
Saktësisht 599 prej tyre edhe pse ndodhen në listën e pagave të punëtorëve shëndetësorë serbë në Kosovë, punojnë në spitale dhe në ambulanca në pjesë të ndryshme të Serbisë.
Në vend të 26, Serbia do t’i ketë në Kosovë 7 institucione shëndetësore. /tesheshi.com/