Olsian Çela, Kryeprokurori i ri shqiptar, ka marrë mbështetje të fortë ndërkombëtare pak ditë pas emërimit në postin e lartë të njeriut që do udhëheqë akuzën shqiptare për 7 vitet e ardhshme. Mbështetja i ka ardhur jo vetëm me deklarime por dhe me foto.
“Së bashku me Leylaones takuam Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. Ne diskutuam prioritetet kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin e rëndësishëm të hetimeve proaktive financiare, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Çela është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është prioritet kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan Soreca në Tëiter.
Ndërkohë, deri më tani, Olsian Çela nuk është kontestuar as nga opozita. Nëse kjo ndodh dhe me SPAK-un në krijim, aherë Reforma në Drejtësi do ketë dy instanca të pakontestuara, gjë e rrallë për rastin e PD në opozitë. /tesheshi.com/