Ka mbërritur në shtëpinë e tij në Shkodër, 23-vjeçari Florenc Beqiraj i cili ndërroi jetë ditë më parë në një spital të Marsejës pasi iu hoqën tubat që e mbanin në jetë, por vetëm në kuptimin klinik të fjalës.
I ati i tij, Gëzim Beqiraj, tha se nuk kishte dhënë asnjë dakortësi për heqjen e tubave.
“Unë nuk kam firmosur për heqjen e tubave. Nuk kisha si ta vrisja me duart e mija”, tha ai, duke kërkuar drejtësi për të birin. Vdekja e Florenc Beqirajt, e cila pati jehonë në rrjete sociale, ende mbetet mister.
Është thënë se po hetohet, por deri më tani, autoritetet franceze nuk kanë asnjë përgjigje se çfarë e çoi drejt vdekjes 23-vjeçarin shqiptar. /tesheshi.com/