Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe prej disa vitesh është objektiv i Real Madridit, por duket se ky transferim nuk do të ndodhë.
Sipas mediave franceze, Mbappes “nuk i ka pëlqyer” që kanë dërguar ultimatum nga klubi mbretëror. Dyshohet se nga Madridi ka mbërritur një mesazh i qartë – futbollisti francez ka afat deri në fund të janarit për të vendosur nëse do të vijë te ky klub.
Mbappe dhe skuadra e tij duan të shqyrtojnë të gjitha opsionet, sipas mediave, dhe deri më tani atij nuk i ka bërë përshtypje oferta nga Madridi. Ekipet nga Anglia “u hodhën” menjëherë mbi të dhe njëra prej tyre është favorite.
Bëhet fjalë për Liverpoolin. Klubi, i cili po lufton fort për titullin në Angli këtë vit, është skuadra e mbështetur nga mamaja e Kylian Mbappe, e cila spekulohet se ka një ndikim të madh te lojtari. /tesheshi.com/