Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare një ndër aktorët më të njohur të traditës kinematografike shqiptare, Rikard Ljarja.
I njohur më së shumti për personazhin e Dedës në “Rrugë të Bardha”, Rikard Ljarja pos si aktor i shumë personazheve, pati dhe karrierë regjisoriale, ku veçoi me filmin “Radiostacioni”.
Veç Dedës, ai la në kujtesë dhe rolin e Rremës te “Shtigje Lufte”, me batutën e njohur “Mbaju Ije se ne do fitojmë”.
Ai luajti pothuajse vetëm role pozitive, pos një roli negativ, atë të Tostit te “Ilegalet”.
Rikard Ljarja e përshkoi udhën aktoreske së bashku me të shoqen, aktoren e njohur Marjeta Ljarja. Të dy patën vetëm një partneritet të ngushtë si personazhe, po burrë e grua, te filmi “Në pyjet me borë ka jetë”. /tesheshi.com/