Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Propozimet e Saimir Tahirit: burg për mbajtjen e kafshëve në kafaz, por jo për përdoruesin vetjak të kanabisit!

by te Sheshi
15/10/2017
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Propozimet e Saimir Tahirit: burg për mbajtjen e kafshëve në kafaz, por jo për përdoruesin vetjak të kanabisit!

Mbajtja drogës në sasi të vogla, për konsum vetjak, nuk do të konsiderohet më vepër penale.

Kështu parashikon një paketë me ndryshime në Kodin Penal, depozituar ditët e fundit në Kuvend. Ndryshimet janë propozuar nga deputeti Saimir Tahiri. Ndër të tjera, drafti i propozuar nga Tahiri dekriminalizon mbajtjen e sasive të drogës vetëm për konsum vetjak. Konkretisht, personat që kapen nga policia me sasi të vogla droge, për konsum vetjak, nuk do të ndiqen më penalisht dhe as nuk do të dënohen. Një akt i tillë do të konsiderohet thjeshtë kundërvajtje administrative.

“Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak nuk përbejnë vepër penale por kundërvajtje administrative. Shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i lendeve narkotike ose psikotrope si dhe mbajtja në një sasi më të madhe se ajo që me ligj konsiderohet për konsum vetiak, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në projektligj.

Projektligji ndryshon pikërisht nenin 283 të Kodit Penal në fuqi. Sipas këtij neni, shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet, raporton shqiptarja.com.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Ndërsa, organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Burg kush mban kafshë në kafaz

Paketa me ndryshime në Kodin Penal parashikon mbrojtjen e kafshëve nga njerëzit. Projektligji i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, parashikon dënimin deri në dy vjet burg për individët, të cilët mbajnë kafshët e egra në kafaz. Konkretisht, individi që në mënyrë të paligjshme robëron apo përdor për arsye përfitimi (shitje, ekspozim në kafaze) kafshët e egra të mbrojtura me ligj, dënohet dhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet dhe me gjobë në masën 300,000 lekë. Sipas projektligjit, braktisja e kafshëve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë. Ndërkaq, personat që dhunojnë një kafshë do të dënohen me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj. Ndërsa përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë. Kur një person, në rrethana të ndryshme, shkarkon ngordhjen e kafshës, dënimi është me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Paketa me ndryshime në Kodin Penal

Neni 133/a

“Keqtrajtimi i kafshëve”

Braktisja e kafshëve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.

Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.

Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.

Çdo individ i cili detyron një kafshë që të kryejë shërbime, pune apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga 1 muaj gjer në 3 muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.

Neni 133/b

“Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve”

Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë.

Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbejnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vit.

Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë.

Nëse nga aktet e përcaktuara në piken 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Neni 133/c

Kryerja e eksperimenteve me kafshë

Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 133/9

“Përdorimi për qëllime përfitimi i lëkurës së kafshës”

Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.

Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobe deri në 1.000.000 lekë.

Neni 133/d

“Robërimi i kafshëve të egra për përfitim”

Individi që në mënyrë të paligjshme robëron apo përdor për arsye përfitimi (shitje, ekspozim në kafaze) kafshët e egra të mbrojtura me ligj, dënohet dhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet dhe me gjobe në masën 300,000 lekë.

Neni 4

Neni 283 ndryshon si më poshtë:

Mbajtja e paligjshme, tregtimi dhe trafikimi i narkotikeve

Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak nuk përbejnë vepër penale, por kundërvajtje administrative.

Shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i lëndëve narkotike ose psikotrope si dhe mbajtja në një sasi më të madhe se ajo që më ligj konsiderohet për konsum vetiak, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Po kjo, kur kryhet në bashkëpunim ose me shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga katër deri në tetë vjet.

Mbajtja, shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i substancave narkotike ose psikotrope të cilat me ligj konsiderohen si sasi të mëdha, dënohet me burgim nga gjashtë deri në dhjetë vjet.

Po kjo, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tetë deri në dymbëdhjetë vjet.

Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjete vjet. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll
Diplomaci

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Next Post
Uragani Ofelia: 7 nga 9 ishujt e arkipelagut të Azoreve janë në gadishmëri të lartë

Uragani Ofelia: 7 nga 9 ishujt e arkipelagut të Azoreve janë në gadishmëri të lartë

Sot votohet në Maqedoni, BESA dhe BDI në përballjen e madhe shqiptare

Sot votohet në Maqedoni, BESA dhe BDI në përballjen e madhe shqiptare

Moti, ja ç´parashikojnë meterologët përgjatë një jave…

Moti, ja ç´parashikojnë meterologët përgjatë një jave…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni