Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mazhoranca rrethon Llallën, kryeprokurori heton 20 zyrtarë të tjerë

by te Sheshi
15/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Mazhoranca rrethon Llallën, kryeprokurori heton 20 zyrtarë të tjerë

Mazhoranca “rrethon” Adriatik Llallën dhe pritet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të quajtur të paligjshme emërimin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm nga numri një i organit të akuzës.

Deputeti socialist, Ulsi Manja e ka konsideruar antiligjor vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe tha se kjo detyrë nuk i takon Lallës.

Ai kritikoi dhe Gjykatën Kushtetuese për vonesën që po i bën zbatimit të vendimit të Vettingut.

“Kushtetuta dhe ligji i ri për prokurorinë ka përcaktuar mjaft qartë procedurën, mënyrën dhe kush e zgjedh zv/prokurorin e përgjithshëm. Në këndvështrimin e Kushtetutës dhe ligjit kjo gjë nuk mund të ndodhë.

Ligji e ka përcaktuar qartë që zv/ prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga prokurori i ri që do të zgjidhet. Lidhur me shqetësimet për disa emërime apo transferime që janë bërë gjatë kësaj kohe nga ana e prokurorit të Përgjithshëm dua të sjell në vëmendje se kompetencat e prokurorit sa i takon transferimeve e emërimeve apo ngritjeve në detyrë janë të limituara sipas kushtetutës dhe ligjit për prokurorinë.

 Më lejoni të them se Prokurori i Përgjithshëm në këtë fazë të reformës në drejtësi ka të drejtë të bëjë vetëm emërimin e përkohshëm të magjistratëve, ndërsa gjithë pjesa tjetër është në shkelje të ligjit për prokurorinë që tashmë është në fuqi”, tha Manja.

Prokurori i Përgjithshëm është një nga 3 figurat e para të drejtësisë që do të vlerësohet sipas ligjit të vettingut. Dhe PS-ja kësaj i referohet kur i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbyllë gjykimin përfundimtar mbi ligjin për të cilin është anuar PD-ja.

Gjykata Kushtetuese u shpreh njëherë në dhjetor, por kjo ishte për heqjen e pezullimit të zbatimit të ligjit të vettingut.

Ndërsa tani po e gjykon në tërësi, siç e ka kërkuar PD.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur sulmit të mazhorancës me rritjen e kërkesave për të kontrolluar zyrtarë të saj sipas ligjit të dekriminalizimit.

Është më tepër se 20 numri i zyrtarëve mbi të cilët ka hije dyshimi se kanë kryer krime jashtë vendit. Pak ditë më parë, Prokuroria njoftonte se do të merrte shenjat e gishtave për më shumë se 30 zyrtarë, pasi kishte dyshime dhe indicie në lidhje me të shkuarën e tyre.

Pasi ka përfunduar procesin e marrjes së shenjave të gishtave, Prokuroria ka vendosur që t’i dërgojë Interpolit dosjet e 20 zyrtarëve. Organi i hetimit dyshon se këta 20 sosh mund të kenë përdorur identitete të ndryshme jashtë vendit dhe kanë kryer vepra penale të shkallëve të ndryshme, ndaj u ka marrë atyre shenjat e gishtërinjve në mënyrë që Interpol më pas të bëjë verifikimet e duhura për të arritur në përfundime të sakta.

Dyshohet se këta zyrtarë kanë përdorur më shumë se një identitet jashtë Shqipërisë, ndërkohë kur janë kthyer kanë ndryshuar emrin. Gjithashtu mendohet se në listën e këtyre 20 personave bëjnë pjesë edhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, mbi të cilët ka hije dyshimi mbi të shkuarën e tyre. Struktura për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme i ka nisur dosjet e secilit prej 20 zyrtarëve Interpolit dhe është në pritje të përgjigjeve që do të marrë nga ky partner strategjik.

Pas marrjes së përgjigjes nga Interpol, Prokuroria do të ndjekë procedurën standarde që ka ndjekur me rastet e tjera duke kërkuar largimin e zyrtarëve nga postet që mbajnë aktualisht. Sa u përket deputetëve dyshimet janë të shumta, por ende nuk ka emra konkretë të cilët janë nën hetim. Tashmë precedenti për këta të fundit është krijuar pasi pak javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatin tre zyrtarëve të lartë, dy deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selamit si edhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.  /tesheshi.com/

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Bisedimet për Sirinë: Turqia do të ftojë edhe Shtetet e Bashkuara

Bisedimet për Sirinë: Turqia do të ftojë edhe Shtetet e Bashkuara

Konferenca e Parisit: edhe një përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme

Konferenca e Parisit: edhe një përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme

Dëbora në Dibër: kryebashkiaku Rama inspekton problemet në terren

Dëbora në Dibër: kryebashkiaku Rama inspekton problemet në terren

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni