Mazhoranca i është përgjigjur presidentit Meta disa orë para protestës së paprecedent të thirrur prej tij, se besëlidhja që ai pretendon është një frikë nga besëlidhja SHBA-BE në Reformën e Drejtësisë.
“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Është rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!”, shkruan zëdhënësia Elisa Spiropali.
Kujtojmë se Meta ka zgjedhur 2 marsin, datën historike të Besëlidhjes së Lezhës, për të promovuar kuazën e tij të re politike nga Presidenca, “Besëlidhjen e re kuqezi”, një betejë e hapur me qeverinë. /tesheshi.com/