Boksierët, Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, janë gati për sfidën e madhe që do të zhvillohet të shtunën.
Të dy sportistët kanë një të përbashkët, që është evidentuar në deklaratat e tyre. Ata shprehen se do të fitojnë shumë shpejt këtë meç, që sipas tyre do të mbyllet me “KO” në 2-3 raundet e para.
“Ju kam thënë edhe më parë, që ky duel nuk do të zgjasë shumë. Nëse doni të vini ndonjë bast, ju emrin e fituesit e dini, por vini bast se ky duel do të zgjasë shumë pak”, tha Mayweather.
Ndërsa, McGregor ka reaguar “do ta hedh në tokë pa ndjenja që në raundin e parë, këtë gjë jua premtoj”. /tesheshi.com/