Një stuhi e quajtur “Max” pritet të godasë Meksikën. Fillimisht si një stuhi tropikale, Max është forcuar duke kaluar në kategorinë 1.
Erërat që janë krijuar janë me një shpejtësi 120 km në orë, ndërsa Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA lëshoi një paralajmërim stuhi për bregun midis Zihuatanejos dhe Punta Maldonado.
Ata paralajmëruan se Max mund të forcohet pak para se të arrinte tokën dhe kërcënon të sjellë “përmbytje të rrezikshme si dhe reshje” në shtetet e Guerrero dhe Oaxaca.
Stuhia është vendosur rreth 85 kilometra në jugperëndim të Acapulco dhe po shkon drejt lindjes me shpejtësi 6mph (9kph) . /tesheshi.com/