Mërgim Mavraj i lutet Zotit për fitoren me Armeninë. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili luan tek Këlni, përmes një postimi në rrjetin social facebook shpreson që lojtarët kuqezi do ta bëjnë realitet këtë ëndërr të nisur.
“Uroj edhe i pergjerohem Zotit; Qe Kombetarja te na e ngreje koken lart e te kthehet me krenare se kurre edhe me ambicioz se kurre duke synuar me tej pse jo ne jemi mesuar te jetojme ne maja edhe kombetarja sonte do ta vertetoje kete;:)) Mos harroni se mbas
veshtirsise vjen lehtesimi edhe se shpresa nuk vdes kurre. Shpresa jone je ti o Allahu i Madheruar! AMIN” shkruan Mavraj.
24-vjecari ka qënë një nga mungesat më të rëndësishme në formacionin e Gianni De Biazit në këto dy ndeshjet e fundit. /tesheshi.com/