Disa studiues të Universitetit të Michigan-it në SHBA kanë arritur të realizojnë një material të ri që paraqet një kthesë në fushën e teknologjisë për pajisjet mobile.
Materiali induktor dhe multiferror i jep mundësi procesorëve të telefonëve të funksionojnë duke përdorur 100 herë më pak energji, krahasuar me atë që është e nevojshme aktualisht.
Bëhet fjalë për një shtresë të hollë të atomeve që ndërtojnë një film të polarizuar, i cili është në gjendje të kalojë nga poli negativ tek ai pozitiv me vetëm një impuls energjie./tesheshi.com/