Me gjithë polemikat, presidenti italian Sergio Matarella ka mandatuar Giusepe Conten si kryeministër të vendit.
Pas 80 ditëve bllokadë, Matarella ka dhënë mandatin për të propozuarin nga Lëvizja 5 Yjet.
Pas një takimi prej 30-minutësh, kreu i shtetit italian ka firmosur dekretin dhe tani nis puna për krijimin e qeverisë dhe miratimin e saj në Parlament.
Deri tani ka pasur mjaft polemika në lidhje me curriculumin e Giusepe Conte-s, por në fund Matarella ka vendosur që të mos lejojë bllokadën e vendit. /tesheshi.com/