Përbërësit:
1/2 gotë qumësht
1 lugë mjaltë
1 banane e pjekur mirë
5-6 pika vaj bajame
Përgatitja: Vendosni qumështin për pak minuta në zjarr të ngadaltë për ta ngrohur aq sa të tretet mjalti. Pasi ta keni hequr nga zjarri, shtoni bananen e shtypur dhe më pas vajin e bajames. Vendoseni maskën e përgatitur në flokë të njomë paraprakisht me ujë të vakët dhe masazhoni rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve. Të gjithë masën lëre të veprojë për rreth 20 – 30 minuta dhe në fund lajini flokët me shampon e zakonshme. Kjo maskë duhet përdorur tri herë në javë nëse kërkoni rezultate sa më të shpejta./tesheshi.com/