Në kufi me Serbinë vazhdon pritja stërmunduese e emigrantëve nga Kosova që kthehen dhe ikin nga vendi për pushime.
Policia e Kosovës bëri të ditur në një prononcim se ditën e sotme si në pikën e Merdares, ashtu edhe te Dheu i Bardhë, procedurat e kalimit të kufirit kanë zgjatur më shumë se një orë.
Radhët e automjeteve në pritje arrijnë mesatarisht deri në 500 metra,
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se ky lloj fluksi konsiderohet si “normal” nga policia kufitare.
/tesheshi.com/